Pa Fokus Shkurt | Page 36

gogol, revizionizmi, tradhëtar, feja, opium për popullin, ballistët, bashkëpuntorë të pushtuesve e që hanin pula, prona, turp e herezi e madhe etj.) Sot, në një shoqëri të hapur e demokratike ato vetëm sjellin dëm. Vini re armiqësinë e madhe mes të majtëve e të djathtëve (kur vetë shumë ng ta të gjorët nuk e dinë fare pse janë të majtë apo të djathtë). A nuk është rrjedhojë e paragjykimeve, që socialistët janë hajdutë e mafiozë e të lidhur me krimin kurse demokratëve ju qan shpirti për popullin? Apo e kundërta: demokratët janë hajdutë e mafiozë e të lidhur me krimin kurse socialistëve u qan shpirti për popullin? A nuk është rrjedhojë e paragjykimeve ajo që filani apo fistëku janë o vetëm të mirë o vetëm të liq, që nuk bëjnë kurrë ndonjë gjë të mirë? Gjithkujt në Shqipëri i mbërthehen paftat e paragjykimit dhe s’ka burrë t’ja shqisë ato nga pamja e tij. Paragjykimet shkojnë përtej kufijve të vendit ku rrojmë. Ato enden kuturu si balona të shkëputur nga pejtë. Paragjykohen shtete, kombe, epoka, fqinjë, dukuri e kultura, duke ushqyer nacionalizma të shëmtuar, ksenofobi, vlerësim bardh e zi të gjërave. Paragjykimet janë diçka që e dëmtojnë individin pasi e vendosin atë në raport jo të drejtë me pjesën tjetër të shoqërisë. Shpejt a vonë, ato krijojnë bazën për mosmarrëveshje të kota e anësore duke ndikuar në gjithë procesin jetësor të individit. Por dukuria është akoma më e dëmshme dhe e rrezikshme për një shoqëri të tërë. E kapluar nga paragjykimet, shoqëritë njerëzore nuk mund të bëjnë kurrë përpara. Sado të kulturuara të kenë qenë këto shoqëri, nëpërmjet paragjykimeve Derisa bota debaton për të drejtat e kafshëve, komuniteti shqiptarë ende merret me paragjykime negative, thashetheme, xhelozi, etj. Në Maqedoni, Shqipëri ose Kosovë të jesh i drejtë, punëtor dhe modest janë bërë mangësi, ndërsa kriminaliteti dhe dallaveret lartësohen. Këto fenomene negative duhet rrënjësisht të zhduken nëse duam të kemi një shoqëri të shëndoshëm progresive dhe të përparuar në të ardhmen. 36 Natyra apo Zoti i ka dhënë njeriut mendjen, instrumentin më të fuqishëm në gjithësinë që njohim, me të cilin ai ka arritur ta zhvillojë jetën e botën njerëzore deri në stadin që njohim e jetojmë. Paragjykimi është diçka që i përvidhet mendjes ndaj nuk e nderon njeriun mendimtar. Nuk mund të shpresojmë kurrë që Shqipëria të janë manipuluar nga diktaturat për të shkuar në udhët pakrye ku kanë dështuar kurdoherë. Shumicën e kohës së rinisë e kam shpenzuar për të studiuar, punuar, udhëtuar jashtë vendit, duke eksploruar gjëra të reja në jetë në SHBA... Si një fëmijë, ëndrra ime për të udhëtuar ishte më e madhe se vetë jeta. Kam qenë në rrugë për aq kohë sa mund të mbaj mend. Në një rrugë drejt sukseseve, e kam gjetur veten në një shoqëri civile të ndryshme të vendeve botërore, qyteteve, fshatrave, kisha, tempuj, xhamitë dhe sinagogat. Disi thellë brenda e dija se do të nisë një udhëtim që do të ndryshojë jetën time përgjithmonë. E vërteta në faktin që nuk është me të vërtetë vështirë për të qëndruar në rrugë kur një person ka pasion për natyrën, kulturën dhe mbi të gjithë njerëzit. Ndodhi t’i kem ata të gjithë, por një gjë që do të mbesi si kujtesë në shpirtin tim janë popujt e huaj bujarë të cilët kaluan rrugën time që me modesti dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre gjithmonë më kanë akomoduar me zemrat dhe shtëpitë e tyre të ngrohëta. Gjatë udhëtimeve anembanë botës, i kam ndarë mendimet e mia më të thella, frikën dhe ëndrrat me miqtë , ishtë dashurat, bashkëpunëtorë dhe udhëtarët e tjerë në linjë të gjatë të autobusëve, dhomat e pritjes të aeroportit, kafe takime të panumërta, etj. Nga eksperienca ime, të huajtë në krahasim me shqiptarët nuk kanë paragjykime. Rruga drejt suksesit është e gjatë, e vështirë dhe me të vërtetë e sprovuar. Të huajtë të pëkrahin shumë në çdo sfidë dhe gëzohen shumë kur ndonjëri nga shoqëria e tyre arrin suksese të larta. bëjë përpara siç duam ne të gjithë, rrethuar kaq shumë nga paragjykime që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm shpërbëjnë e bjerrin energjitë e vrullin e një populli të shquar posaçërisht për vrulle e energji. Është fakt real që paragjykimet negative asnjëherë nuk do të zhduken. Ky fenomen e ka përcjellë njerëzimin gjatë gjithë zhvillimit të tij. Paragjykimet janë të pranishme në çdo shoqëri, në çdo grup njerëzish dhe në çdo individ. Është detyrë e jona të mundohemi që t`i zvogëlojmë paragjykimet sa më shumë që është e mundur. Sa më pak paragjykime, njeriu do ta ketë më lehtë të bashkëjetojë me grupet ndryshe, do ta ketë më lehtë të komunikojë me ta. Thjesht, jetohet më mire. Fatlum Rushiti SOCIALE DT 23/01/2014 Tea MANEKU NE EDHE PARAGJYKOJMË E lodhur nga artikujt shabllon që mundohen të moralizojnë dhe edukojnë shoqërinë të mos paragjykojë (ose ta bëjë), shpreha dëshirën të analizoj fenomenin e shumëpërfolur dhe keqkuptuar të paragjykimit. Pa dashur të bëhem e mërzitshme dhe e rëndomtë dua të theksoj faktin që