Pa Fokus Shkurt | Page 34

e pamartuar përjeton në një rajon arab. Por në këtë vend kemi edhe një realitet tjetër. Në Arabi gjithashtu ka shumë femra të shkolluara e të ngritura në karrierë të cilat nuk gjejnë dot një partner të përshtatshëm për t’u martuar pasi mentaliteti i meshkujve arabë nuk përputhet me idetë që kanë ato për jetën. Por në Arabi ka edhe njerëz që shkojnë me persona të të njëjtës gjini, që duan të shfaqen si pjesë e një gjinie tjetër, qoftë në veshje e qoftë në mënyrën e jetesës por për fat të keq këta persona përditë përballen me kundërshtimin dhe mosaprovimin e shoqërisë në të cilën jetojnë. Ka femra që martohen dhe bien pre e prostitucionit. Familjet në Arabi shpesh i shesin vajzat e tyre tek turistët dhe kështu po ju prezantoj me tregëtinë e seksit në Arabi. Por Arabia nuk ka qenë kështu dikur. Panorama e një Arabie të largët ku të flitej për seksin dhe kënaqësinë e tij si për gruan ashtu edhe për mashkullin ishin pjesë e kulturës që nga koha e profetit Muhamed, është shumë larg realitetit të sotëm. Dikur në bibliotekat arabe gjeje enciklopedi të tëra që flisnin për seksin dhe aspekte të veçanta të tij. Libri i shekullit të 10-të “Enciklopedia e kënaqësisë” flet ndër të tjera për substancat afrodiziake që rrisin kënaqësinë seksuale, për dukurinë e zoofilisë (të kryerit e marrdhënieve seksuale të njeriut me një kafshë) e gjithçka tjetër ndërmjet këtyre skajeve. Sot, kjo histori është fare e panjohur për arabët, madje edhe personat e arsimuar ndihen më rehat kur flasin për seksin në gjuhë të huaj e jo në gjuhën arabe. Situata e mentalitetit seksual sot në Arabi duket si në kohët e Evropës apo Amerikës në vigjilje të revolucioneve të tyre seksuale. Por ndërsa perëndimi është hapur ndaj seksit, duket se rajonet arabe kanë shkuar në drejtim të kundërt. Në Egjipt, kjo “mbyllje” është pjesë e një mbylljeje edhe më të gjerë në politikë, aspektin social dhe mendimin kulturor. Ky është produkt i një procesi kompleks historik 34 që ka njohur rritje që me konservatorizmin islamik në vitet 1970. Gjatë udhëtimeve të mia në këto rajone kam njohur shumë aktivistë, femra dhe meshkuj që kanë vullnetin dhe dëshirën të sjellin ndryshime në këtë aspekt, si në mendësi ashtu edhe në edukimin mbi seksin. Përpjekje të tilla janë shpesh të kamufluara dhe hasin shpesh kundërshti. Por unë jam optimiste se në përfundim kohët po ndryshojnë dhe se idetë e këtyre njerëzve do të gjejnë terren të përshtatshëm për t’u vënë në jetë. Ne nuk po flasim për një revolucion seksual por për një evolucion seksual që do të bëhet i mundur duke mësuar nga vende të tjera të botës, me adaptimin e kushteve lokale. Shpresoj që një ditë ne të jemi të lirë dhe të aftë të kemi kontroll individual mbi trupat tanë, të mos vendosë shoqëria se çfarë duhet të bëjmë në jetën tonë intime dhe që dëshirat tona të mos shtypen. Arabia është shumë larg kësaj pamjeje dhe shumë aspekte duhen ndryshuar; ligji, edukimi, media, ekonomia dhe lista vazhdon e vazhdon. Sot të flasësh e të sfidosh tabutë seksuale në Arabi mund të duket si luks por në një moment të tillë kritik në histori, nëse ne nuk luftojmë për liri dhe drejtësi, dinjitet dhe barazi, privatësi dhe autonomi në jetët tona personale, në jetët tona seksuale, ne do ta kemi shumë të vështirë të ndryshojmë jetën tonë publike. Politika dhe seksi janë shoqëruese të lidhura me njëri-tjetrin dhe kjo është e vërtetë për të gjithë ne pavarësisht se ku jetojmë. Faleminderit, (Duartrokitje) Shkruan në anglisht. Eshte diplomuar në Harward dhe ka marre nje cmim nga fondacioni i New Yourkut per Artin dhe Letersine PARAGJYKIMET SHQIPTARE vs. PARAGJYKIMET E HUAJA E dhe pse jam larg Maqedonisë, Shqipërisë ose Kosovës, fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë e kam kaluar atje dhe sado që botën e quaj atdheun tim të madh, është kurdoherë një atdhe i vogël, një qytet, një fshat, një mal, një lumë apo një perëndim dielli ku na shkon mendja herë pas here. Pse Maqedonia, Shqipëria, Kosova e udhëkryqeve? Sepse mbetën udhëkryqeve në tërë historinë e tyre, nuk i lanë kurrë të zgjedhin rrugën e tyre, po i tërhoqën me hir a me pahir në rrugë pa krye. Psikologjia sociale i shpjegon paragjykimet si mendim i formuar kundër një apo më shumë grupeve sociale, p.sh. mendime raciste, nacionaliste, etnike apo grupeve religjioze (Lexikon der Psychologie, Band 3, Arnold, Eysenk, Meill). Psikologu i njohur i psikologjisë sociale Allport në vitin 1954 i definoi paragjykimet si një antipati e cila mbështetet në marrjet e gabuara të informacioneve dhe një përgjithësimin e atyre informacioneve. Kjo antipati drejtohet kundër një grupi, apo ndaj një personi që i takon një grupi te caktuar. Ky fenomen e pengon zhvillimin e mirëfilltë të një shoqërie. dt 23. 01. 2014 Nuk ka gjë që të mos paragjykohet në botën shqiptare, që nga më të rëndomtat e deri te ato me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit. Vini re si reagohet për gjithëçka: Kush u bë ministër? Filani? Kush është ky, i kujt është, ku ka qenë më parë? Ohu, po të jetë djali i filanit, as që ka për të qullur gjë. Le që më ka thënë Iksi mua për të që e ka patur në shkollë, vetëm përshesh di të hajë ai jo të bëjë për ministër... Kush është kjo organizatë? Kush e ka ngritur? Ku i gjejnë paratë? Hajde mor se i di unë këto lojra… Shoqëria shqiptare ka vuajtur prej kohësh nga paragjykimet. Në shumë fjalorë mund të gjendet se paragjykimi është një gjykim apo opinion i ngjizur në mënyrë të paravendosur, një prirje apo opinion i formuar pa bazën e duhur apo pa njohuritë e mjaftueshme. Paragjykimi është një e metë thelbësore që turbullon mjaft mjedi ͥ