Pa Fokus Shkurt | Page 30

Si Altea SULAJ Shitësit e mimozave janë rikthyer përsëri, Janari po ikën dhe dita më e rëndësishme e Shkurtit është shumë afër. Ajo ditë e shënuar ku personat që janë në një lidhje duhet të jenë 10 herë më romantikë se ditët normale dhe ajo ditë e mallkuar për personat single që të ndihen 10 herë më të vetmuar se zakonisht. Është pikërisht ajo ditë në të cilën zgjohesh me humor të keq dhe nuk është e nevojshme të pyesësh përse. Ah, çfarë kënaqësie është të shohësh sesi personat ndihen mirë në krahët e njëri-tjetrit kur ti je duke pirë çajin tënd të mëngjesit e vetme, duke fantazuar për atë aktorin sexy që pe dje në film. Por, unë nuk do të qahem për gjendjen time të vetmuar, megjithëse deri më tani atë kam bërë por përkundrazi, 30 sin g le të alo k një Shën Valentin sh “mund të jetë që dy copëza bëjnë d një zemë, por ama një zemë e kemi dhe vetë të gjithë” mood do t’ju mësoj se si të kaloni një Shën Valentin të lumtur edhe pse jeni single. Ditën e 14 Shkurtit zgjimi në mëngjes është pika kyçe e humorit tuaj të mirë. Duhet të mundoheni të zgjoheni me energji pozitive, por nëqoftëse kjo nuk ndodh, atëherë vendosni këngën më të gëzueshme të mundshme teksa lani dhëmbët dhe mundohuni të buzëqeshni, edhe pse nga brenda doni të qani. Pasi humori juaj të jetë ngritur, lajmëroni dyqanin e luleve t’ju sjellë një tufë me lule dhe kartolinën me dedikimin më romantik që kanë dhe kërkojuni t’jua dërgojnë në punën ose shkollën tuaj sepse s’ka asgjë më të rëndësishme se sa të jesh romantike me veten. Më pas vazhdo me ditën tënde normale. Nëse sheh dedikime dashu ɥ