Pa Fokus Shkurt | Page 16

Letër e hapur drejtuar bashkëkombasve të mi Kedis Burrja 22/01/2014 H ipotezat e shumë analistëve, të cilët mendojnë se Shqipërisë dhe Shqiptarëve u duhen misione ndërkombëtare për të vendosur drejtësi dhe ndërtuar shtet, na lejojnë që të deduktojmë prej tyre tezën që “Shqiptarët janë me të vërtetë të pa-aftë”. Në fakt, duket shumë e qartë teza se ‘Shqiptarët janë të pa-aftë për të ndërtuar shtet dhe drejtësi’ sa e shikojmë nën dritën e opinionit publik - ligjëratës së Tjetrit të gjithëpushtetshëm - të ndërmejtësuar (mediuar) nga institucionet e informimit masiv të cilat mundësohen nga grupet përkatëse të interesit. Tek këto të fundit, sigurisht përjashtohet në parim kontributi i qytetarit si i tillë, duke qenë se atij i është rezervuar pozicioni i privilegjuar i konsumatorit universal të informacionit. Shqiptarët janë ‘të paaftë’ nëse informohemi dhe mendojmë për Thaçin si përfaqësues të tyre, ndërkohë që kontributi më i madh i tij ka qenë e vazhdon të jetë bërja e negociatave e marrëveshjes me Kryeministrin Serb për territorin shqiptar të Kosovës, këtu si plaçkë lufte në tryezën e bisedimeve te Bashkimit Europian. Pikërisht në këtë sens, ‘heroi ynë i luftës’ ka kontribuar për luftë më shumë pas Luftës sesa gjatë saj . Po ta mendojmë pak më gjatë kontributin e tij të pasluftës thjesht nga pikëpamja funksionale, ai rezulton të jetë burimi kryesor, për të mos thënë i vetëm, që bën të mundur përfaqësimin e interesave të Kryeministrit Serb për mosnjohjen e republikës së Kosovës, në Republikën e Kosovës. Siç mund ta vini re edhe në këtë paragraf si në shumicën e artikujve në media ku shkruhet për Kosovën e pasluftës, emri “Thaçi” shfaqet pashmangshmërisht i bashkëngjitur me emra të tjerë si: Daçiç, Ashton, Serbi, BE, ShBA, Rusi, etj. e me raste të rralla edhe Shqiptar. Shqiptarët janë ‘të paaftë’ kur 16 kaluar përtej fqinjëve tanë duke përfshirë ndërkombëtarë të ndryshëm deri të miku, aleati dhe partneri ynë më i përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amërikës. Sigurisht, ky tip afekti sikur ‘kek ndërkombëtar’ që përcjellim ne do të ishte i pamundur pa ndërhyrjen e vazhdueshme të Fuqive të Mëdha për të pezulluar luftimet që vinin për shkak të xhelozisë mes fqinjëve tanë, për t’i ulur ata në tryeza paqësore bisedimesh, kështu për të negociuar e menaxhuar me marrëveshje inatin e tyre . Ndërkohë që fqinjëve tanë, në mënyrë demokratike, i rezervohen secilit nga një ulëse në tryezën e bisedimeve, neve në shumicën e rasteve na kanë privilegjuar, jo duke na rezervuar ulëse, por duke na vënë në qendër të vëmendjes: mbi tryezë, fare. Falë misioneve të tyre paqësore, ne si shqiptarë gëzojmë privilegjin e të paturit shumë republika; as serbia në vizionin e Milosheviçit nuk ka në dispozicion kaq shumë republika sa kemi ne. mendojmë për qeverinë e FYROM-it si përfaqësuese e tyre duke bërë masakra sistematike veçanërisht mbi to, nën kategorinë e ‘minoritetit’ maxhor të popullatës vendase. Këtë e ka realizuar përmes mekanizmave përfaqësuese demokratike të të drejtave të tyre në të gjitha nivelet e qeverisjes. Shqiptarët janë ‘të paaftë’ kur mendon për Greqinë si përfaqësuese e lirisë dhe të drejtave të tyre në territorin Çam, apo për Malin e Zi si përfaqësues i interesave të tyre tregtare si “malazezë”, apo për Serbinë si përfaqësuese e tyre në Luginën e Preshevës deri në Nish. Në të gjitha këto raste nuk është demokracia përfaqësuese problemi i shqiptarëve, por janë ata që nuk përputhen në asnjë mënyrë me format përfaqësuese të demokracive të ofruara nga propozimet e fqinjëve tanë dashamirës. Madje mund të themi që ne kemi tepër republika (mos)përfaqësuese në funksion të përndritjes tonë Kombëtare nën uratën e Fuqive të Mëdha. Nëse Europa do të ishte bredh, historia vazo, BE-ja rregullator i caktuar nga Fuqitë e Mëdha, atëhere Shtetet e Ballkanit do të ishin stolitë për bredhin, ndërsa republikat tona, llampushkat shumëngjyrëshe që reflektojnë madhështinë e atij të parit. Mbetet e vërtetë që disa llampushka janë djegur ose po shuhen ngadalë, por ashtu si na udhëzon njëri nga përfaqësuesit tonë, më i zëshmi në fushën e artit iluzionist, ato “janë të padukshme” dhe nuk është e rëndësishme të flasim për to. Më së shumti, që Shqiptarët janë ‘të paaftë’ e vëmë re kur mendojmë për inçestin pluralist (të pasRepublikës Enveriste) Rama-Meta-Berisha si përfaqësues të politikave të shqiptarëve brenda dhe jashtë copës së fundit të Republikave të Shqiptarëve, copë kjo e akorduar nga Fuqitë e Mëdha si e vetmja që mund të quhet Shqipëria e Shqiptarëve. Së dyti, edhe nëse jemi në gjendje të mirëmbajmë pasuritë tona nuk mund t’i mbajmë vetëm për vete, por duhet të shikojmë edhe interesin tonë të përbashkët me