Pa Fokus Shkurt | Page 10

EPIDAMUS Për të marrë kopje falas të librit na shkruani në: [email protected] ANIMATION Brolin është një i ri. Ai është nuk është një i ri si të gjithë. Brolin nuk ësht as vëllai im, dhe as kushuriri juaj, nuk është kushuriri i shumë kujt që(fatmirësisht do të lexojnë këtë artikull). Ai është një I ri si të gjithë. Siç kam qënë dhe unë kur kam qënë në moshën e tij aktuale, siç mund të jetë kushdo nga bashkëmoshatarët e tij, por vec ai është ndryshe, nga unë, nga ju, nga kushdo tjetër; Brolin Dakoli është njeri(mbi të gjitha), me një imagjinatë shumë të zhvilluar që dhe e do atë që bën. Që fatmirësisht po mëson nga kjo dëshirë, e jo prej dhimbjes, por durimit të mirëfillë sakaq duke rrespektuar të drejtën e tij për të qënë një spektator dhe vëzhgues i mirë. Por Brolin Dakoli nuk ka vetëm një imagjinatë. Nëse do të mbeteshim me kaq, do mund të kishim thënë dhe që gjithkush tjetër është po ashtu i zgjuar, mos më I zgjuar, në mos më me imagjinatë, bën animime si Brolin Dakoli. Por pse duhet të flasim për Brolin Dakoli; - Duhet të bëjmë këtë, sepse unë besoj tek Brolin Dakoli, po aq sa ai beson tek vetja. Nuk besoj më shumë sa duhet. Vetëm sa besoj tek Brolin Dakoli. Dhe nuk është se besoj vetëm tek Brolin Dakoli, besoj tek të gjithë, besoj tek ata që besojnë tek vetja. Por besoj shumë tek Brolin Dakoli, sepse Brolin Dakoli më kujton veten, më kujton të gjithë përpjekjet e panumërta për ta bërë veten dikushi, që më pas do të donte të ndihmonte dikë tjetër – në këtë rast unë kam nisur të besoj tek Brolin Dakoli, flas për Brolin Dakoli, sado që Brolin Dakoli është më i ri se unë, unë e quaj shok, dua të mësojë, dua që ai të fitojë çmime, të ngrihet në rrafshin e madhështisë së ëndrrës së tij për të ndryshuar botën. Ai do të ndryshojë botën, edhe unë po ashtu, por dhe revista, dhe stafi I saj, dhe shumë të tjerë. Brolin Dakoli do ta ndryshojë me ne, në do të jemi gjithmonë atëherë kur ai të ketë nevojë për në, sepse ne besojmë tek ëndrra e Brolin Dakolit. Dhe besimi nuk kërkon një shpagesë, kërkon vetëm besim mbrapsht. 10 MARIN NIKOLLI Shërbime design dhe botimi 11