Pa Fokus Qershor | Page 8

Mo Yan – Fitues i çmimit Nobel në Letërsi, 2012 Perspektiva ime në letërsi është: Së pari, mos e mbivlerëso. Mos prisni që një novelë, poemë apo pjesë e shkruar të ndryshojë realitetet e shoqërisë sonë. Ky është një pretendim i madh. Sigurisht, ka ndodhur që një pjesë e letërsisë mund të ketë çuar në luftë. Por incidente të tilla janë shumë të rralla. Më së shumti, ndikimi i letërsisë është shumë i butë. Kjo sepse letërsia është një formë e artit. Në sajë të vlerësimit të estetikës, ndikimi është i ngadaltë dhe diskret, ashtu siç shiu i pranverës njom tokën. Prandaj mendoj se vendosja e letërsisë në një piedestal kaq të lartë, duke pritur që ajo të ndryshojë realitetin, do të thotë t’i japësh shumë peshë ose përgjegjësi. Nobelistët për letërsinë Kjo është një përmbledhje e shkurtër e citimeve që kanë dhënë disa nga fituesit e çmimit Nobel në Letërsi ndër vite. Magjia e tyre shkon përtej realitetit tonë nëpërmjet mesazheve që ata duan të përcjellin tek të gjithë ne kur citojnë fjalën letërsi apo shkrimtar. Por letërsia as nuk duhet nënvlerësuar sepse nuk është diçka vetëm për të kaluar kohën; qëllimi i saj nuk është vetëm për të treguar histori që na bëjnë për të qeshur. Mendoj se vlera më e çmuar e letërsisë është studimi që ajo i bën shpirtit njerëzor. Letërsia vlerëson atë çka është e vërtetë dhe e këndshme. Ajo shfaq dhe kritikon atë që është e errët dhe e shëmtuar. Qëllimi i saj themelor është të pasurojë dhe hapë mendjet tona e ne të bëhemi njerëz më të këndshëm e më shpirtmirë. Nëpërmjet këtij transformimi të njeriut letërsia ndikon në zhvillimin dhe përmirësimin e shoqërisë tonë. Por mendoj që ky është një proçes gradual. Më pëlqen të bëj një analogji të lidhjes që ka shoqëria me letërsinë; është si lidhja që ka njeriu me flokët e tij: sigurisht që është mirë të kesh shu