Pa Fokus Qershor | Page 70

“Her” është romanca e të ardhmes, thonë. Filmi që ishte kandidat për OSCARIN e 2014 dhe që ndër të tjera ka fituar dhe shumë çmime ndërkombëtare, tashmë ka provokuar shumë debate të forta, dhe vazhdon shtron çështjen e përfshirjes së teknologjisë në jetët tona të përditshme. Edhe pse në shumë vende niveli I angazhimit në rrjetet sociale është me ulje e ngritje, më shumë falë debateve, në Shqipëri nuk mund të themi që “Her” nuk është prezente si fenomen në jetët tona. Mbase mund të interpretohet si një koncept adoleshent, por filmi “Her” adreson një çështje shumë të rëndësishme: ”Të mos rënit në dashuri me celularin tuaj”. Mos ndoshta duket shumë familjare. Në shumë vende të botës niveli I përfshirjes në mediat sociale është shumë I madh. Mbase shumë prej programuesve dhe akademikëve janë ende në dilemë për të përzgjedhur, por duhet ta themi, nuk ka më koncept tradicional të “natyrës”, dhe siç dhe më duhet ta pranoj, nëse e ka thënë Giddens këtë, kështu duhet të jetë. Por le të rikthehemi tek filmi, dhe kështu të mund të përfshijmë dhe analizat dhe komentet që mund të bëjmë për të. HER Nisim me Theodore që është dhe përsoanzhi kryesor në film. Ai është një njeri I vetmuar që sapo është ndarë nga gruaja e tij me të cilën kishte dekada I martuar. Punon në një agjensi printimi në të cilën krijon letra urimi dhe feste, të cilat nuk janë për të por për njerëz që tani nuk kanë më kohë ta bëjnë këtë gjë për të dashurit e tyre. Ky është dhe një nga lajtmotivet e filmit, fakti që në një kohë të afërt, shumë nga gjërat tona të përditshme, apo emocionet që lidhen ngushtë me kohën dhe qetësinë, do të adresohen në mënyrë krejt sipërfaqësore; njeriu modern ndihet I dëshpëruar nga zbrazëtia e tij, por dhe nuk do të heqë dorë nga liria e tij. Theodore një ditë merr vesh për një sistem të ri operativ për pajisjen e tij smartphone(nuk mund ta quash atë cellular) dhe sakaq e shkarkon atë. Që prej këtij momenti gjithçka merr një drejtim krejt tjetër, prap duke repsketuar gjëndjen e mëpashme por duke rritur intensitetin, sikur do të testojë deri sa larg mund të