Pa Fokus Qershor | Page 54

Re në a pa sqy rë! “Blogu është hapur në vitin 2011. Isha në vitin e parë të gjimnazit. E hapa thjesht nga pasioni për fotografinë por më pas mendova të përfshija dhe shkrimet një pjesë të rëndësishme të punës time. Në fillim më shtyu shoqja ime që gjithashtu kishte një blog sepse si për çdo gjë, edhe fillimi i një blogu ka vështirësitë e tij por sigurisht që pasi mëson ta menaxhosh gjithçka bëhet më e bukur.” Rea ’s N me o një teboo ng kn kos jy r g cila a pra h lule jaso n tm nve sh plo biz ti i r otë orë, t v në ro list etë R ë e eas n pro të .Ë fot tre gja sh o sh të shë të nj kës – ë nim hill ash kujti s on me e sh , që tek Rea shu dh le x mt i ad e ue ë. sit e s reaj të Edhe pse jo shumë e madhe në moshë, shënimet e Reas kanë arritur tek lexuesi për të cilin janë destinuar dhe kjo vihet re qartë në secilin nga komentet e shumta që blogu ka në pjesën e tij dedikuar feedback-ut të lexuesve. “Dhe pas çdo klikimi që shtohej, e doja më shumë atë që po bëja. Çdo klikim për mua do të thoshte një njeri që kishte mësuar diçka të re. Tani që po arrin aq shumë klikime më duket e pabesueshme.” Rea shprehet se blogu nuk u mendua si një hapësirë për një qëllim të veçantë përveç pasqyrimit të fotove të cilat tregojnë një vajzë kryeqytetase të sofistikuar, #trendy dhe #fashionista! Por profili i saj nuk ndalet me kaq pak. Ajo është e mendimit se mundësia krijohet dhe për të nuk duhet të presësh, se gjykimet janë të pavlefshme përpara fuqisë së pasionit që përcjell talenti i gjithësecilit. Blogger-ët e rinj shqiptarë? Mendoj se të kesh një blog dhe të lexosh një blog të dikujt tjetër janë të dyja gjëra të mrekullueshme. Fatmirësisht numri i blog-eve në Shqipëri po rritet dhe më pëlqen që njerëzit po interesohen më shumë sepse fundja është një hapësirë ku ti mund të shprehësh mendimin ashtu siç është dhe të lexosh se çfarë mendojnë, bëjnë apo pasqyrojnë të tjerët. Për vete më frymëzojnë shumë blogje shqiptare dhe të huaja, gjë që e vlerësoj shumë. Rea’s Notebook të përcjell pozitivitet dhe dashuri ndërsa e lexon. Rea është një shembull i mrekullueshëm i vajzave kryeqytetase, është personifikimi i duhur për fjalën optimizëm, gjë që e bën Rean të veçantë dhe më të bukur në tërësinë e saj. Ka shumë pak njerëz që vërtet ia arrijnë të të bëjnë të ndihesh optimist në ditët e sotme. Por Rea duket se ia del më së miri. Dhe në fund, sigurisht një këshillë tjetër nga Rea: Së fundmi kam vendosur dhe rubrikën ‘Aëaken Your Mind’ e cila ka të bëjë me mënyrën e të menduarit dhe pozitivitetin. Gjithashtu do të hapen edhe rubrika të reja por gjithçka i mbetet kohës. “Në fillim nuk e mendoja se mund të përcillja diçka të veçantë nëpërmjet blogut. Pastaj kuptova krejt të kundërtën, nëpërmjet blogut po u tregoja të rinjvë se mundësitë ia krijojmë ne vetvetes, se për të përdorur talentin apo idetë e tua nuk të duhet medoemos dikush për të të gjykuar.” Përgatiti: Alketa Halilaj