Pa Fokus Qershor | Page 50

Po ashtu mund të vihet re edhe mënyra e veçantë e kritikës ndaj çështjes së teatrit. Rasti në fjalë ilustron më së miri se si kritika ndaj parimeve mund të zëvendësojë parimin e kritikës. Pa dashur të hetoj prejardhjen e kritikë-shqetësimeve të artistëve të ndryshëm,- interesin e ngushtë vetjak lidhur me pozicionin, apo ndjeshmërinë ndaj çështjeve kulturore e artistike,- po i kushtoj vëmendje vetëm qendrimit të tyre. Në qendrimin e artistëve që kundërshtonin shndërrimin e Teatrit Kombëtar të Komedisë në atë Eksperimental, ajo çka bënte përshtypje ishte sjellja teatrale artistëve të shqetësuar. Kështu për shembull kritika mbi ekzistencën e një teatri eksperimental ku do tu vihej në dispozicion kryesisht artistëve të rinj, u eklipsua nga kritika mbi vendndodhjen e këtij institucioni. Gjithashtu shqetësimet mbi vendndodhjen u zëvendësuan mbi ekspansionin e artit bashkëkohor në shoqëri ditëve të sotme. Për ata duket sikur më shumë se ruajtja e aktuales problem është themelimi i rrymave apo disiplinave të reja. Deri tani është dëgjuar shumë të flitet mbi vdekjen e Teatrit të Komedisë si zhbërje e aktuales, por shumë pak është dëgjuar të flitet për lindjen e një Teatri Eksperimental, si zgjatim i drejt së ardhmes. Për konservatorët kulturorë edhe ideja e Teatrit Eksperimental si çdo përpjekje për të kaluar rendin ekzistues përbën shfaqje të huaj. Për policët e kulturës që përpiqen të mbrojnë “të bukurën” e artit elitar me shkopin klasicist, termi “eksperimental” duket si trup i huaj në organikën artistiko-kulturore. Në një intervistë pë mediat artisti britanik konceptual Damien Hirst është shprehur se çdo kush që niset nga një subjektivizëm dhe nuk e parapëlqen artin bashkëkohor, harron se tek e fundit çdo art që njihet fillimisht ka qenë bashkëkohor për kohën që krijuar. Jo më kot Oscar Wilde në një shkrim gjenial pohon se ne sot disa i njohim si artistë të mirë pikërisht sepse kanë qenë të panjohur gjatë jetës së tyre, kështu ata nuk kanë patur presion nga publiku dhe kritika1. Edhe emri që është menduar t’i vihet institucionit të ri është ai i një tribuni të skenës. Kujtim Spahivogli pas kontributit të tij që dha për 17 vite si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe aktor e regjizor në Teatrin Popullor, u dënua nga Plenumi IV i Partisë së Punës me shkarkim nga detyra e skena, si dhe përgjatë internimit u detyrua të punojë në punë krahu e të mbetej i harruar deri në vdekje. E gjithë kjo masë u mor vetëm sepse artisti vuri në skenë një komedi të dramaturgut “non grata” Fadil Paçrami. Po ashtu Wilde përmend se klasikët thjesht gëlltiten nga pub- liku, ndërsa ata që shijohen janë inovatorët2. E sikurse dihet, edhe në art ashtu sikurse edhe në teknikë eksperimentimi është pjesë integrale e proçesit krijues inovativ. Sigurisht që vlera jotë pakta mbart edhe subjekti i Teatrit Kombëtar të Komedisë. Kështu që duhet patur parasysh se themelimi i Teatrit Eksperimental në një mjedis ekzistues do të ketë një kosto të madhe si nga ana kulturore, ashtu edhe nga ajo historike. Themelimi i Teatrit Eksperimental tjetër jofunksional për momentin (si piramida psh ku edhe më herët është parashikuar një projekt i mundshëm teatral) do të ishte idealsiht i gjetur si vend. Por duke patur parasysh argumentimin e ekspertëve nga Ministria për mungesë (kufizim) fondesh, themelimi i Teatrit Eksperimental në ambjentet e (ish-)Teatrit Kombëtar të Komedisë duket se të paktën formalisht i përgjigjet një logjike racionale. Por në kushtet ku buxheti i