Pa Fokus Qershor | Page 48

Pa Fokus 33 f ë s h f ë s h Vd iq Te at ri, Punoi: Kristi Çunga Ø Rr of të Te at ri! Prej 15 janar të këtij viti kur Ministrja e Kulturës Znj. Mirela Kumbaro Furxhi bëri të ditur për mediat planin për shndërrimin e Teatrit Kombëtar të Komedisë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, reagimet nuk kanë munguar. Si fillim shumë artistë u shfaqën kritik ndaj nismës kryesisht duke qenë konfuzë dhe mosbesues nga ajo çka pritej të ndodhte. Vëmendjen mbi Teatrin Eksperimental këto ditë e riktheu ftesa e ministres Kumbaro ndaj aplikantëve për drejtorë të këtij institucioni. Kritika e atyre më së shumti ka qendruar në paqartësinë e termave, e rrjedhimisht edhe në abuzimimet që kjo paqartësi do të mund të ngjizte. Disa artistë të skenës iu rikthyen kritikave ndaj Teatrit Eksperimental me pretendimin se me teatrin në fjalë po vihen re parregullsi qysh tani, pasi proçedura e zgjedhjes së kreut të institucionit nuk duhet të zgjasë kaq shumë (deri në vjeshtë parashikohet sipas Ministrisë së Kulturës). Disa të tjerë më shumë se vetë shndërrimin e teatrit shihni me sy kritik mënyrën e shndërrimit,- faktin se vendimi që Ministria morri nuk erdhi si rezultat i konsultimit me artistët (dmth vetë ata). Kishte edhe nga ata të cilët duket sikur kishin formuar lidhje të shkurtra me institucionin e teatrit dhe mbajtën një qendrim konservator duke e interpretuar kalimin e subjektit teatral nga një art i konfirmuar për elitën, drejt një arti dekadent për masat. Këta artistë në mbrojtjen që i bënin ekzistencës së Teatrit Kombëtar të Komedisë në prononcimet showmediatike, dukeshin aq shumë të shqetësuar për “degradimin” e teatrit sa mund të mendoje se ishin kapluar nga kompleksi i Krishtit për të shpëtuar publikun nga arti i keq. Me një vështrim të përgjithshëm në media me siguri do të vihej re se megjithëse artistët që kritikonin apo kundërshtonin idenë e teatrit eksperimental ishin të shumtë, natyrisht kishte edhe artistë të cilët e mbështesnin nismën e Ministrisë së Kulturës ashtu siç mund të pritej.