Pa Fokus Qershor | Page 42

riti anija, kubanët po bënin një festë të paparë. Përfundimisht, ngjau ajo që pritej. Prezervativët kinezë ishin bërë, domosdo, për kinezët dhe mjerisht nuk mbulonin as gjysmën e asaj që duhej të mbulonin tek meshkujt e fuqishëm kubanë. Njerëzia është shkrirë së qeshuri kur, ditën e festës, pa të varur në rrugët e Havanës disa tollumbacë me formë të çuditshme... Ja, këto lloj ngjarjesh lënë gjurmë në krijimtarinë e një shkrimtari. Sidoqoftë, Markezit fama nuk i erdhi menjëherë. Madje, ai pati disa probleme me botuesit që nuk pranonin t’i merrnin përsipër veprat e tij. Por kjo nuk e vuri përfund. Gjëja më e mirë që ai dinte të bënte, ishte të shkruante. Në vitet e fundit duket se sëmundja e shekullit nuk u tregua bujare as me shkrimtarin e madh. Shëndeti i tij erdhi duke u përkeqësuar dhe që nga viti 2006 deri në ditën e vdekjes, askush nuk u kujtua më për të. Sidomos këtu në Shqipëri. Ngjarjet rrodhën aq trishtueshëm, saqë pati dhe nga ata që nga habia tundnin kokën e thoshin: “Pse gjallë paska qenë Markezi?” Ngjarjet vazhduan të rridhnin edhe më trishtueshëm kur të nesërmen e vdekjes, shtëpitë botuese kishin rishtypur një ndër librat e tij më të famshëm “Njëqind vjet vetmi”, me idenë se tani do të shitej si buka. Ngjarjet u bënë qesharake kur me radhë emisionet televizive filluan të flisnin me ekspertë nga më të ndryshmit për humbjen e madhe që iu shkaktua letërsisë. Ngjarjet u mbyllën tragjikisht, kur pa iu mbushur as java, shkrimtari i madh ra në harresën ku kishte qenë. Kjo vërtet që quhet mospërfillje! Jo vetëm ndaj Markezit, por ndaj shkrimtarëve në përgjithësi, prandaj është e kotë të them se një popull që vret para kohe shkrimtarët dhe letërsinë, zëre se është një popull pa shpirt. Me rubrikën “dossier” do të mundohemi që këtej e tutje të rikthejmë në vëmendje ata që iu kushtuan me tërë qenien e tyre një misioni kaq fisnik sa ç’është letërsia. Jam krenare që e filluam me Gabriel Garsia Markez. Le të mos harrojmë kurrë më! P. S: kujdes nëse keni miq shkrimtarë. Sjelljet, ngjarjet apo vetë ju mund të pasqyroheni fare mirë në ndonjë nga shkrimet e tij në të ardhmen. Në fakt, kjo është disi e pashmangshme.. Kompas Klea Vyshka Rubrika kompas i dedikohet analizave të cilat janë në formën e reflektimeve akademike për publikun e gjërë. Pa Fokus merr përsipër përzgjedhjen e tyre për t’i ardhur në ndihmë literaturës për një masë lexim-dashës dhe reflektimit filozofik, social dhe ekonomik.