Pa Fokus Qershor | Page 40

Gabriel Garsia Markez Këtë dossier po e bëjmë pikërisht për një shkrimtar, vepra e të cilit përcjell, në kundërshtim me atë çfarë mendohet, jetën e njerëzve bashkë me përjetimet e vazhdueshme nga ana e tij, e madje duke përfshirë edhe përvoja vetjake në shumicën e veprave. Nuk ju besohet? Ja pra që edhe realizmi magjik na fliska për botën tonë. Kot nuk quhet kështu, apo jo? Gabriel Garsia Markez u rrit në Arakataka, një fshat i vogël kolumbian që merrej me rritjen e bananeve. Gjithnjë vendi ku kalohet fëmijëria lë gjurmë e mbresa të thella në vetëdijen e shkrimtarëve, sidomos kur është kaq i veçantë sa Arakataka. Kështu, nuk është për t’u habitur se pikërisht ky vend u kthye në Makondon e famshëm të “Njëqind vjet vetmi”. Babai i tij, një telegrafist i pashkolluar, kish rënë në dashuri me një vajzë të shtresës së pasur, me vajzën e një koloneli. Duke qenë se familja e saj iu kundërvu me forcë dashurisë së dy të rinjve, ata e vazhduan pasionin e tyre duke këmbyer letra në fshehtësi. Kjo vajzë, u bë mamaja e Gabrielit pas triumfit të dashurisë. Ju duket e dëgjuar? Sigurisht, kjo është ngjarja qendrore e “Dashuri në kohërat e kolerës”. Kur ishte fëmijë atë e therrisnin thjesht “Gabito,” dhe në të gjithë shkollën mbahej si nxënës model, i shkëlqyer në mësime. Më vonë u mor vesh se nga i buronte gjithë ai zell për të qenë gjithnjë i pari i klasës. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, Gabitoja ishte i dashuri i një gruaje të martuar, më të madhe se vetja domosdo, dhe të merrje nota të ulta nënkuptonte ndëshkimin më të rëndë që mund të përf