Pa Fokus Qershor | Page 38

Gjuha e filmit u pasurua dhe u zhvillua pikërisht në sajë të narracionit, meqënëse gjuha e një arti nuk është qëllim në vetvete por një mjet për të zbuluar e shprehur përmbajtjen në funksion të formës. Sipas teorisë së zhvilluar nga Barthes-i për analizën tekstuale, gjatë leximit të vëmendshëm të një teksti mund të gjejmë aty kode narrative të cilat, duke bashkëvepruar me njëra-tjetrën i japin kuptim tekstit. Nëse zbërthejmë kuptimin e kodeve, mund të çelim porta për të hyrë në brendësi të tekstit dhe madje mund të shkojmë përtej tij. Eriona Vyshka Studimet universitare: Gjuhë-Letërsi, Eriona Vyshka vazhdoi me përkushtim punën e redaktores pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, aktivitet i cili e drejtoi vëmendjen e saj ethshëm mbi çështjet e kulturës dhe të kinematografisë shqiptare. Bashkë me Arkivin ka dhënë kontributin e saj në zhvillimin e disa festivaleve