Pa Fokus Qershor | Page 36

Të paftuarit ka fillesë shqisore, nuk është e tillë në përfundimin e vet, ndryshe nga figura kinematografia e cila, si art vizual që është, nuk i le shikuesit mundësi të abstragojë por e jep të gatshëm konceptin për sendet dhe dukuritë. Por konkretësia dhe vizualiteti letrar nuk realizohen nëpërmjet fjalës në vetvete; ato marrin karakter konkret vizual nëpërmjet veprimit. Sado hollësishëm të jetë përshkruar nga ana vizuale një objekt, vizual atë e bën veprimi ku ai merr pjesë. Ekranizimi është procesi i ndryshimeve që pëson vepra letrare gjatë kthimit në vepër kinematografike. Thelbi i këtij procesi është shndërrimi i figurës letrare në figurë kinematografike, kalimi nga sistemi shprehës letrar në sistemin shprehës kinematografik. Në këtë proces materializohet lidhja mes figurave letrare të të dy arteve, shfrytëzohen afritë dhe dallimet e tyre. Materiali kryesor nga i cili nis procesi i shndërrimit, është sigurisht, fjala. E gjithë puna, në thelb qëndron në natyrën e fjalës, që është mjeti thelbësor shprehës i artit të letërsisë, e cila nuk ka karakter shqisor, konkret. Prapa saj nuk shihen objekti dhe dukuria, ajo ashpreh nocione duke abstraguar dhe zgjeron imagjinatën e lexuesit për të përfytyruar. Fjala ka të bëjë kryesisht me thelbin e objekteve e të dukurive q