Pa Fokus Qershor | Page 28

në xhepat e tij, gjen bananen, e nxjerr prej atyhi, e vëzhgon, e fut përsëri në xhep, kërkon përsëri në xhepa, nxjerr prej andej një zarf, kontrollon përsëri, fut ëprsëri zarfin në xhep, shikon për nga ora e tij, ngrihet dhe niset për nga prapa skena në errësirë. Dhjetë sekonda. Zhurma e një shisheje qelqi që përplaset, pastaj zhurma që gjithçka e lëngët brenda derdhet. Dhjetë sekonda. Zhurma e shishes që rrotullohet përtokë. Dhjetë sekonda. Ai mezi kthehet në pjesën e ndiçuar, shkon dhe del para tavolinës, nxjerr çelësat, i cçon ato në lartësinë e syve të tij, zgjedh njërin prej çelësave, zbërthen sirtarin e parë, vëzhgon përbrenda tij, pastaj kontrollon me duar brenda, nxjerr prej andej një bobinë, e vëzhgon, kyç sirtarin, fut çelësat përsëri në xhepin e tij, shkon dhe ulet, heq bobinën që është e vendosur tëk regjistruesi, e vendos atë sipër fjalorit, sistemon bobinën e re tek regjistruesi, nxjerr zarfin nga xhepi i tij, lexon çfarë është shkruar pas tij, e vendos atë në tavolinë, ndez makinerinë, pastron fytin dhe nis të regjistrojë. KRAPP Nata po bie ngadalë – ngad, hije— (kollitet, dhe pastaj gati në padëgjim) – të mbrëmjes vjedhin përgjatë qiellit (Gulçues) Rashë të flej dhe rashë nga stoli. (pauzë) ngandonjëherë pyesim gjatë darkave nëse një përpjekje e fundit t’mund – (pauzë) Ah mbylle atë shishe tani dhe bjer të flesh. Ec jepi fund këtyre gjepurave që me mëngjes. Ose lëre me kaq. (pauzë) Lëre me kaq (pauzë) Shtrihu si duket përgjatë netëve – dhe vri mendjen. Të jesh përsëri pjesë e luginës së Krishtlindjeve, duke mbledhur ashe, me kokrra të kuqe. (pauzë) Të jesh përsëri në Croghan të Djelën në mëngjes, në mjegull, me kurvën, ndal dhe dëgjo këmbanat. (pauzë) Dhe kështu me rradhë. (pauzë) Të jesh përsëri, të jesh përsëri. (pauzë) I gjithë ai mjerim I vjetruar. (pauzë) Më parë kjo nuk ishte e mjaftueshme për ty. (pauzë) Shtrihu përgjatë saj. Sapo mbarova së dëgjuari atë bastardin e dreqit që kam qënë unë tridhjetë vjet më parë, vështirë të besosh që kam qënë ndonjëherë kaq i keq. Desh zoti që kjo ka marrë fund tashmë. (pauzë) Sytë që kishte! (Bluan diçka në mendje, kupton që është duke regjistruar heshtjen, e fik regjistruesin, vret përsëri mendjen. Më në fund.) Gjithçka atje, gjithçka, të gjithë – (Kupton që kjo nuk po regjistrohet, e rindez atë përsëri) Gjithçka atje, gjithçka brenda këtij topi plehu, e gjithë drita e gjthë errësira uria dhe gostia e... (heziton)… e shekujve! (bërtet.) Po! (pauzë.) Lëre fare! Jezu! Hiqja mendjen nga detyrat! Jezu (Pauzë. I lodhur.) Fundja, mbase ai kishte të drejtë. (vret mendjen. Bie në mëndje me këtë mendim. E fik regjistruesin. Lexon çfarë ka të shkruar pas zarfit.) Pah! (E bën shuk dhe e hedh tutje. Vret medjen. E ndez regjistruesin) S’mund të thuash asgjë, as edhe një ankesë. Cili vit tani? Përtypja e tharbët dhe froni i hekurt. (pauzë) Gëzimin e fjalës bobinë. (me kënaqësi) Bobiinnë! Momenti më i lumtur i të gjysëm miliontët e fundit. (pauzë) Shtatëmbëdhjetë kopje të shitura, ndër të cilat njëmbëdhjetë me çmim tregu për t’u shpërndarë nëpër librari përtej detit. Që të bëhej e njohur. (pauzë) Një kilogram e gjashtëqind e ca, kam dyshime se ka qënë tetë. (Pauzë) Hequr këmba dorës dy ose tre herë gjithë gjithë, para se vera të bëntë ftohtë. Ulur ngjethtë në park, mbytur në ëndrra dhe duke u djegur nga dëshira për të ikur. Asnjë shpirt për be. (Pauzë) Idhujt e fundit (me furi) Mbajeni përposh! (Pazuë.) Sy të përvëluar nga të lëxuarët Effir përsëri, një faqe në ditë, përsëri me lotë. Effie.. (pauzë) Mund të kisha qënë e lumtur me të, lart në Baltik, ndër pisha, ndër duna. (pauzë) A mundesha unë? (pauzë) Mandej ajo? (pauzë) Pah! (pauzë) Fanny ka ardh disa herë. Bony fantazma e lavirës së vjetër. Nuk mund të bëja shumë, por mbase më shumë se një shqelm në patericë. Hera e fundit nuk ishte dhe aq keq. Si ja bën, tha ajo, në moshën tënde? I thashë asaj që kam kursyer për të pargjatë gjithë jetës. (pauzë.) Një herë shkoji në Vespers, sikur unë një herë kur nuk kisha veshur pantoll. (pauzë. Këndon). Pauzë e gjatë. Ai papritur përkulet përsipër regjistruesit, e fik atë, tëheq prej saj kasetën, e hedh tutje, vendos një tjetër, e çon atë në një kohë më të ardhme në pasazhin që kërkon të dëgjojë, e ndez sakaq, dëgjon duke parë përballë. Tani PERDJA dita mbaroi, KASETA --kulumbri, tha ajo. I thashë që përsëri ishte e kotë dhe asgjë e mirë nuk vinte nga kjo, dhe ajo ra dakort, pa hapur sytë dhe aprë. (Pauzë) I kërkova të më shihtë dhe pas disa momentesh – (pauzë) – pas disa momentesh ajo më pa, por më sytë grisur, për shkak të llamburit. U përkula sipër saj në mënyrë që t’u bëja disi pak hije dhe kështu ato u hapën. (pauzë. Me ngadalë.) Lërmë të futem. (Pauzë). U përvodhëm nëpër shtrojca flamujsh dhe aty mbetëm. Mënyra si ato u lëshuan përposhtë, duke psherëtirë, para se të bëhej avull!(pauzë) U shtriva përkrah saj me fytyrën në gjoksin e saj dhe dorën mbi të. Ndejtëm shtrirë ashtu pa lëvizur. Por poshtë nesh gjithçka lëvizi, dhe na preku, me kujdes, poshtë dhe lart, sa nga njëra anë në tjetrën. Pauzë. Buzët e Krap