Pa Fokus Qershor | Page 24

kinës, e shikon atë me vëmendje, fërkon duart) ah! (Vëren libërthin, lexon një pjesë në fund të faqes.)Nëna pushon më së fundmi… Hm…Topi i zi…(ai ngre kokën, vështron zbrazëtinë. Me mëdyshje.) Top i zi?...(vështron me vëmëndje përsëri libërthin, lexon) Përmirësime të vogla në situatën e zorrëve…Hm… I paharrueshëm… Ҫfarë? (vështron më nga afër.) Një ekuinoks2, një ekuinoks i paharrueshëm. (Ngre kokën, sheh zbrazëtinë. Me mëdyshje.)Ekuinoks i paharraueshëm?... (Pauzë. Ai mbledh supet në lartësinë e kokës, vështron përsëri libërthin, lexon.) Lamtumirë—(kthen faqen)—dashurisë. Ngre kokën, bluan diçcka në mendje, përkulet sipër makinës, e ndez atë dhe merr një posturë dëgjuesi, m.p shtriqet para, bërrylët në tavolinë, njërën dorë të hapur në krah të veshit, me fytyrë përballë. KASETA (zë i fortë, më shumë si shfryrje, qartësisht zëri i Krapp në një kohë më të hershme.) Tridhjetë e nëntë sot, duket sikur – (duke u munduar të rehatohet më shumë hedh një kuti në tokë, shfyrë mallkime, fik makinerinë, dhe rrafshon të gjithë kutitë e tjera dhe libërthin përtokë nga tavolina, kthen regjistrimin nga fillimi, e ndez atë përsëri, merr përsëri po të njëjtin pozicion si më parë.) Tridhjetë e nëntë sot, zhurmon si një këmbanë, veç sëmundjes sime të vjetër, dhe intelektualisht kam një çdo arsye për të dyshuar tek…(heziton)… kreshtën e valës – apo dhe përrethin. Festoi një rast të tmerrshëm, ashtu sikurse ish qënë në vitet e maparshme, në qilar. Asnjë shpirt. Ulur përballë zjarrit me sytë e mbyllur, ndasi e grurit prej bykut. Nguliti disa shënime, në pjesën e mbrapme të atij zarfi. Sa mirë është të kthehesh në strofkën time, në vjetrinat e mia. Sapo kam ngrënë, më vjen keq ta them, tre banane dhe vetëm me vështirësi ndalova të haja të katërtën. Gjëra fatale për një njeri të kushteve të mia. (Me furi) Prit’ini! (Pauzë.) Drita e re që ruan tavolinën time është një përmirësim i madh. Me të gjithë errësirën që të zë syri përreth ndihem më pak vetëm. (Pauzë) Në një farë mënyre. (Pauzë) Kam shumë dëshirë që të çohem dhe të lëviz përreth, dhe pastaj kthehem për…(Heziton)… mua. (Pauzë)Krapp. Pauzë. Gruri, vras mendjen për çfarë mund ta kem fjalën kur them këtë, e kam fjalën…(Heziton)… Supozoj se e kam fjalën për të gjithë gjërat që ia vlen t’i kesh kur I gjithë pluhuri ka – kur I gjithë pluhuri im ka zënë rehat. Mbyll sytë dhe mundohem që t’i përfytyroj ato. Pauzë.Krapp mbyll sytë ngadalë. Heshtje e jashtëzakonshme këtë mbrëmje, i zgjas veshët përreth dhe nuk dëgjoj sikurse dhe një tingull. E vjetra Zonja McGlome gjithmonë këndon në këtë orë. Por jo sot. Këngë të rinisë së saj, thesh ajo. E vështirë për ta menduar atë si një vajzë të re. Megjithatë, një grua e mahnitshme. Connaught, besoj.(pauzë.) Mos duhet të këndoj dhe unë kur të jem në moshë e saj, nëse do jem ndonjëherë? Jo. (Pauzë)Këndoja kur isha më i vogël Jo.(pauzë.)Kam 2 Dita kur dielli kalon Meridianin dhe nata ashtu sikurse dhe dita janw njokohwsisht tw barabarta si kohëzgjatje. kënduar ndonjëherë? Jo. Pauzë. Vetëm sa kam qënë duke dëgjuar rëndom pasazhe, të vitit të shkuar. Nuk kontrollova në libër, por besoj se ka qënë dhjetë ose dymbëldhjetë vjet më parë. Në atë kohë mendoj po jetoja e spo jetoja me Biancan në Rrugën Kedar. Mirë de boll me kaq, Jezus po! Biznes I pashpresë. (Pauzë). Ske c’thua për të, përveçse një haraçin që kemi ndaj syve të saj. Shumë të ngrohtë. Papritur isha përsëri ata. (pauzë.) Të pa krahasueshëm! (pauzë.) Eh mirë… (pauzë.) Këto M.P3 janë të lodhshme, por unë gjithnjë i konsideroj ato – (Krapp e fik makinerinë, bluan do mendime, e ndez përsëri makinën) -- si një ndihmë para se të nis – (heziton) – restrospektica të reja. Vështirë të besosh që kam qënë kaq rrugaç i vogël. Zëri! Jezu! Dhe aspiratat! (Një e qeshur e shkurtë në të cilën edhe Kapp vetë merr pjesë.) Dhe vendosmëria! (Një e qeshur e shkurtë në të cilin dhe Kapp vetë merr pjesë.) Të pirit më me zarar, ndër të tjera. (Një e qeshur e shkurtë vetëm e Krapp.) Statistikat. Shtatëmbëshjetë mijë ora, jashtë vepruar ndër tetë mijë çudi, të akorduar nën një premisë të vetmë. Më shumë se 20%, thonë 40% e jetës së tij gjallë. (pauzë) Plane për më pak…(heziton)... tërheqje ndaj jetës seksuale. Sëmundja e fundit nga babai. Lëshuar në kërkimin e lumturisë. Të dhjerës së pambajtshme. Nënqeshje ndaj asaj që ai quan rininë e tij dhe falë zotit që ka mbaruar. (pauzë). Një unazë e rremë aty.(Pauzë.) Hije prej opus… magnum. Që mbyllet me – (e qeshur e lehtë)—lehjen ndaj Perëndisë. (një e qeshur që zgjatet deri sa merr pjesë dhe Krapp.) Cfarë mbetet prej gjithë këtij mjerimi? Një vajzë veshur me një pallto të lënë pas dore, në një stacion platforme hekurudhore? Jo? Pauzë. Kur shoh – Krapp fik makinerinë, shikon orën, ngrihet në këmbë, shkon në prapaskenën e errët. Dhjetë sekonda. Zhurmë nga hapja e një tape. Dhjetë sekonda. Një tapë e dytë. Dhjetë sekonda. Një tapë e tretë. Dhjetë sekonda. Shpërthen në një këngë të çjerrë. KRAPP (këndon). Tani Nata po bie ngadalë – ngad, dita mbaroi, hije— Mbytet në kola. Kthehet për