Pa Fokus Qershor | Page 16

lidhje me gjuhën aramaike apo nëse ai thjesht nuk ishte veçse norvegjez me krahë. Ato letra të shkurtra mund të kishin ardhur e ikur gjer në fund të botës nëse një ngjarje hyjnore nuk do t’i jepte zgjidhje turbullimit të priftit. Kështu ndodhi që gjatë atyre ditëve, mes shumë joshjeve të tjera karnevaleske, të mbërrinte në qytet shfaqja shëtitëse e gruas që ish shndërruar në merimangë sepse nuk i qe bindur prindërve. Lejimi për të parë atë jo vetëm që ishte më i ulët se ai për të parë engjëllin, por njerëzia kish edhe të drejtën ta pyeste për çfarë t’i donte qejfi mbi gjendjen e saj absurde dhe madje ta vëzhgonte nga poshtë e përpjetë kështu që askush mos ta vinte në dyshim vërtetësinë e tmerrit që e kish zënë. Ajo ishte një tarantulë e frikshme me përmasat e një dashi dhe me kokën e një vashe të trishtuar. Gjithsesi, çka ta copëtonte vër ѕЁ镵