Pa Fokus Prill | Page 8

Pa Fokus PUHIZË KULTURORE K NGOMFest osova do të realizojë edhe këtë vit festivalin e muzikës (festival kryesisht për të rinjtë) të quajtur NGOMFest, i cili do të zhvillohet për herë të katërt sivjet në datat 31 Korrik, 1,2 dhe 3 Gusht 2014 në qytetin e Prizrenit. Festivali i muzikës dhe aktivizmit « NGOM Fest » ka lindur si një ide origjinale e një grupi të rinjësh aktiv në jetën sociale në Prizren dhe Kosovë. Realizimi me sukses i edicionit të parë të këtij festivali në qershorin e vitit 2011 bëri që ekipi i festivalit të përkushtohet edhe më shumë për zhvillimin e këtij evenimenti duke synuar kështu që « NGOM Fest » të bëhet një ngjarje e rëndësishme në hartën e ngjarjeve muzikore jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjërë. Artistët e rrymave të ndryshme muzikore duke filluar nga ajo elekrtonike, drum and bass, dubstep, jazz/ ethno, metal, punk, hip-hop si dhe asaj popullore e qytetare do të performojnë në tre skenat kryesore të festivalit, që edhe këtë vit do të mbahet në qytetin antik të Prizrenit. “Skena e Shatërvanit në një prej netëve të festivalit do të jetë e rezervuar për artistët e muzikës popullore e qytetare të SHKA ‘Agimi’ nga Prizreni, dhe netët tjera do të ndahen për performancat e muzikës së zhanrit jazz e ethno”, thuhet në një komunikatë të festivalit. Edhe skena e Marashit në ditën e parë të festivalit do të mbledhë adhurues të muzikës së zhanrit hip-hop, ndërsa tre netët tjera do të jenë të rezervuara për muzikë live dhe elektronike. Promo Skena për të tretin vit radhazi vazhdon të jetë e hapur për artistët dhe bendet e reja në skenë. “Shembja e Kullës së Ajfelit” Një nga eventet më të rëndësishme kulturore në Kosovë për muajin që lamë pas ishte pa dyshim shfaqja e pjesës teatrale “Shembja e Kullës së Ajfelit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në një tablo bashkëkohore urbane, rrëfehet historia e çuditshme e një evropiani, i cili rrëmbehet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam. “Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit. “Dy fatet paralele për të cilën temat e dashurisë fizike, lakuriqësia dhe feja muslimane janë të ndërthurura së bashku. Gjithë kësaj, i është shtuar edhe një përbërës humoristik: ndërtimi dhe shembja e mëvonshme e Kullës së Ajfellit në miniature e ngritur nga fije shkrepëse, një paraqitje simbolike e një sulmi të planifikuar terrorist. Një tekst gazmor ku hasim skena burleske, të tilla si ajo në të cilën të dy terroristët paraqiten si maskarenj të vërtetë xhihadi