Pa Fokus Prill | Page 50

Pa Fokus u ula bashkë me ta. Aty filluam që t’i bënim thirrje edhe të tjerëve që të na bashkoheshin që të zgjeronim rrethin. Gjatë thirrjeve pamë një person që ishte me maskën “anonymous” dhe me flamurin krahëve. Nga aty na lindi ideja për të vendosur flamurin në mes të rrethit dhe në atë moment u kujtova se kisha flamurin tim të madh i cili u flijua si një simbol bashkues i protestës. Më pas filluam që të miqësoheshin me të gjithë personat që kishim rreth e qark, shkëmbyem batuta dhe u krijua hilaritet. Aty na lindi një ndjenjë solidariteti dhe filluam që ta zgjeronim grupin. Pak momente më vonë morëm lajmin se na ishte bashkuar Z. Basha me Z.Berisha dhe disa nga persona rreth nesh u ngritën në këmbë por nuk lëvizën, dhe ne u bëmë thirrje që të uleshin dhe të mos i përfillnin. Nga aty dëgjuam fjalën “jo-politikë” dhe ne i ndoqëm me të njëjtën thirrje: “jo-politikë”. Pas disa minutash syri më kapi një profesor të Gjeologji-Minierave i cili kishte një daulle. U ngrita, e ndoqa nga pas dhe e thirra të bashkohej me ne. Në këtë moment rrethi filloi të zgjerohej edhe më shumë . Pa Fokus Pa Fokus POEZIA E MUAJIT Si u mor vendimi për të qëndruar në shesh? Pas largimit të Z.Basha dhe Z.Berisha, në protestë lindi një ndjenjë e madhe euforizimi. Në këtë moment na afrohet një profesor biologjie i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, protestues me ne, Jani Marka, i cili na sygjeroi të bënim një leksion të hapur për të dizenjuar hapin tjetër të protestës. U sygjerova shokëve të mi që të bashkëhoeshim me protestën e studentëve që do zhvillohej ditën e premte (një ditë më pas) në orën 12 te sheshi Nënë Tereza dhe të gjithë së bashku të vinim në orën 13:00 te Kryeministria. Profesori nuk ishte dakord dhe na nxiti për diçka më të shpej