Pa Fokus Prill | Page 42

kuri? Epo, shumë teori. Por si mund t’i lidhim të gjitha së bashku? Ideja e të replikuarit të ideve; ide që replikohen duke kaluar nga një mendje në tjetrën. Richard Dawkins, shpiku termin “meme” (ide, sjellje, stil që përcillen nga një person tek tjetri brenda një kulture të caktuar). Tani unë jam duke folur për idenë e tij. Pra, siç e shihni kjo nuk është më ideja e tij. Po – ai e nisi, e shpiku. Por është ideja e gjithkujt tani. Dhe ai nuk është përgjegjës për atë çka them unë për memet. Në të vërtetë, mendoj se jemi të gjithë përgjegjës jo vetëm për efektet e qëllimta të ideve tona, por edhe për keqpërdorimet e tyre të mundshme. Pra, mendoj se është e rëndësishme që këto ide të mos keqpërdoren sepse kjo gjë mund të ndodhë shumë lehtë. Ja pse, keqpërdorimi i tyre është i rrezikshëm. Dhe është gati si një punë me kohë të plotë të mundohesh të parandalosh njerëz që janë të frikësuar nga këto ide nga karikaturimi i tyre dhe keqpërdorimi i tyre për qëllime të këqija. Në çdo kohë duhet të korrigjojmë keqpërdorimet dhe keqkuptimet në mënyrë që vetëm domethënia origjinale dhe variantet e dobishme të ideve tona të vazhdojnë të shpërndahen. Por ka një problem. Ne nuk kemi shumë kohë për këtë gjë. Memet janë si viruset. Një virus është një lidhje kimike midis acidit nukleik dhe sjelljes. (Të qeshura). Është një paketë informacioni me sjellje. Nga se është përbërë një meme? Ato janë të përbëra nga informacioni dhe mund të ndodhen në çdo lloj medium psikologjik. Nganjëherë kur njerëzit pyesin: “A ekzistojnë memet?” unë u them, “A ekzistojnë fjalët? A janë ato në ontologjinë tëndë?” Nëse ato janë, atëherë fjalët janë meme që mund të shqiptohen. Idetë mund të mbijetojnë edhe nëse nuk trashëgohen gjenetikisht. Një meme mund të lulëzojë në vend që të ketë një impact negativ në shëndetin gjenetik. Në librin “Armët, Mikrobet dhe Rrota”, Jared Diamond flet sesi mikrobet, më shumë se armët dhe rrota, pushtuan hemisferën e re, Hemisferën Perëndimore – e cila zaptoi tërë botën. Kur zbuluesit evropianë dhe udhëtarët u shpërndanë nëpër hemisferën e sapogjetur, ata sollën me vete mikrobet ndaj të cilave ishin bërë imunë, pasi ishin mësuar t’i toleronin për qindra vjet me rradhë duke jetuar bashkë me kafshët shtëpiake të cilat ishin burimi i tyre. Dhe këto mikrobe zhdukën popullsinë vendase amerikane e cila nuk kishte asnjë lloj imuniteti ndaj tyre. Dhe ja ku po e bëjmë të njëjtën gjë përsëri. Këtë herë po e bëjmë me ide toksike. Shumë njerëz i vlerësojnë arritjet e teknologjisë në shpërndarjen e shpejtë të informacionit. Dhe unë jam dakord me këto mrekullitë e teknologjisë, është diçka shumë e mrekullueshme. Por në tërësinë e këtyre ideve që shpërndahen anekënd botës, shumë prej tyre janë toksike, të këqija dhe me pasoja të rënda. Sayyid Qutb është një baballarët themelues të Islamizmit ekstremist, një nga ideologët që frymëzoi Osama bin Laden. Citimet e tij janë shpërndarë në botën muslimane dhe jo vetëm dhe po futen në të gjitha kulturat, në të gjitha gjuhët, traditat dhe praktikat. Dhe ky nuk është faji ynë, aq sa nuk është faji ynë kur një mikrob i trupit tonë i ngjitet dikujt tjetër dhe e infekton kur ai nuk ka imunitet. Ne kemi imunitet për gjithë mbeturinat që gjenden rreth kufijve të kulturës sonë. Ne jemi një shoqëri e lirë, ne lejojmë pornografinë dhe gjëra të tilla. Nuk janë një çështje e rëndësishme për ne. Por ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për këto gjëra sepse për shumë njerëz në botë, janë një çështje me rëndësi. Ndërsa ne shpërndajmë edukimin dhe teknologjinë tonë, një nga gjërat që po bëjmë është se ne j