Pa Fokus Prill | Page 38

Analize Filmi Fillimisht, (dhe për këtë duhet të jem i sinqertë) kur më thanë të shihja filmin ZIBIDI nuk isha dhe aq entuziast. Mendo një film të shkurtër i cili për tematikë kishte kafenenë, të rinjtë dhe asgjë tjetër. Në pamje të parë, duke e gjetur veten në pozitën e vështirë në të cilën mund të mendoja për gjithë filmat e tjerë të ngjashëm që kam parë (si “Caffee and Cigarettes” – ku në të luajnë yje të kinemasë dhe muzikës si Iggy Pop dhe Roberto Benigni), nuk mund ta fsheh që u ndjeva disi në siklet që të shihja një film i cili do më linte një shije të keqe. Mbase dhe regjizori këtë kërkonte të përcillte; regjizori kërkonte të përcillte një befasi që në fakt filmi i tij ishte më i mirë, sepsë kërkonte të dilte diku. Vetëm fakti i të qënit diskret për një punë të mirë, mund të ketë qenë arsyeja që u shtyva të shihja filmin, por mund të mendoj dhe shumë të tjera tani. Filmi fillon në një kaos - hapësirë bosh dhe mërzitje që të duket sikur s’do marrë fund ndonjëherë. Janë tre miq që janë ulur në një tavolinë dhe janë duke menduar. Plane për secilin. Të tre në një përgjumje të tinëzare. Diskutojnë në lidhje me një situatë e cila mundohet të përmbledhë gjithë kotësinë e të qënit në një qytet i cili nuk para ka ndonjë gjë për të ofruar, por bashkë me këtë qytet shohim dhe të rinj që po ashtu as të ndryshojnë këtë gjendje. Ndryshe nga sa shpjegonte regjizori në lidhje me filmin, - besoj më shumë prej modestisë sesa ideve reale të atyre që thoshte por nuk besonte – unë nuk do them që ata bëjnë plane dhe nuk i realizojnë asnjëherë. Nuk mund të thuash që po bën plane dhe nuk i realizon nëse vetë iniciativa e planit nuk ka një nevojë. Ata mund të