Pa Fokus Prill | Page 32

Pa Fokus Pushtet, jo pallavra Pa Fokus klasë shoqërore me rend inferior të trashëguar, dhe kjo bën sens për sa kohë dimë se që nga lindja e qytetërimit rendi shoqëror ka qënë patriarkal. Nga ana tjetër, pse quhen pakicë gratë kur në fakt janë shumicë. Ky status i ka rrënjët te tipari i përbashkët i të gjitha grave, seksi i tyre. Joan Kelly hedh një idë shumë interesante në këtë pikë duke propozuar që gratë duhen përkufizuar si gra. Studimet feministe sollën një risi entuziaste në mendimin shoqëror të kohës. Ato zbuluan se ajo që deri në atë periudhë konsiderohej si e natyrshme, ishte e krijuar nga rendi shoqëror, nga raportet e pushtetit. Mite të tëra që kanë ushqyer dhe përforcuar patriarkinë kanë rrënjosur edhe femëroren e natyrshme. Dominimi dhe hierarkia e njërit apo tjetrit seks shfaqen si përshtatje ndaj kontekstit social dhe historik, dhe jo si mundësi e njërit dhe pamundësi e seksit tjetër. Historiania feministe e artit Linda Noklin argumenton se edhe veprimtaria artistike mbështetet apo pengohet nga faktorë të caktuar situacionalë, dhe jo nga talenti i lindur. Vlen të konkludohet se ekziston një natyrë e vetme, natyra njerëzore, në thelb të të cilës qëndron instikti jetësor i çdo qënieje njerëzore. Të kësh instiktin e jetës nënkupton të përshtatesh me kontekstin social dhe historik duke vënë në shërbim të vetes të gjitha nxitjet e privilegjet që ky kontekst të jep. Pritshmëria që të tjerët kanë për ne, në shumicën e rasteve paraprin pritshmërinë që këmi për veten. Të tjerët përcaktojnë kush jemi dhe cilin drejtim do marrim. Shoqëria nuk i ka dhënë akses në hapësirën publike gruas, i ka lënë domenin e privates, intimes, përkujdesjes, emocionales duke i thënë “Ti do të jesh drejtuese? Nuk e bën DOT!” Dhe ajo është kthyer brënda sërisht duke i transmetuar pasardhësve të njëjtin model. Kështu janë riprodhuar stereotipat gjinorë dhe janë ruajtur të njëjtat raporte pushteti për qindra vjet. Gruas i ka munguar një model drejtueseje, shefeje. Pushteti është gjinizuar. Pushteti është mashkull. Ndaj në ditët e sotme, gratë me ambicie politike o liderishipi në përgjithësi e kanë aq të vështirë të thyejnë tabu e të rriten në karrierë. Ato sulmohen me akuzat se po përpiqen t’i ngjajnë një burri, sjellja e tyre nuk është femërore. Na mbetetet ne të reflektojme me pyetjen: “Në të vërtetë a ka gjini pushteti?” Jo, ai ekziston si etnitet i veçantë, ai është aty dukë na u drejtuar të gjithëve “Me do? Me merr!”. Pushteti nuk pyet për gjini. Erjona Mulellari Studion Master Shkencor në Fakultetin e Shkencave, dhe aktualisht punon me një oganizatë mbrojtëse të të drejtave të grave dhe anti-trafikimit që quhet Gender Alliance for Development Center (GADC) SHKALLA DREJT DIJES Vazhdojmë të mbetemi besnik rrugëtimit tonë për t’i ardhur në ndihmë lexuesit tonë më të ri(gjimnazistë), në rrugëtimin e tyre ende të pa filluar drejt jetës universitare dhe eksperiencave akademike që ata duhet të kenë parasysh para zgjedhjes së një dege për në universitet.