Pa Fokus Prill | Page 24

Pa Fokus është i paditur, dhe lufta ngrihet në rrafshe të brendshme të jashtme, kombëtare, institucionale, të fortish, të pasurish, dhe në fund dhe me studentët. Ata janë “jastëku” ku mund të bërtasin pa problem. Asnjëri nuk i plas për studentin. Këta të fundit, në raport me të parët (me të dytët, të tretët, e me rradhë), janë përshtatur dhe kanë përshtatuar kësisoj dhe sjelljen kundrejt të gjithë këtyre (që në vetvete është dyshuese për përdoruesin e saj – në këtë rast: Studenti – i cili më shumë se sa një kafshë e zbutur është një njeri me potencial për të menduar). Por kjo është përtej këtij fakti. Në këtë artikull sakaq, në pamundësinë për të qenë i hapur, dhe tërësisht i qartë për qëllimet e mia, të cilat tani shpalosen inerte para një copë letre (që dhe kjo, në vetëvete duhet të luajë rolin e bartëse e barrës, kujtesës afatgjatë tek lexuesi për të nisur një si punë diskutimi – të paktën në rrethet më të ngushtë) së një qëllimi të mirëfillë. Kam menduar sakaq që të bashkangjis në këtë artikull, pjesë të rëndësishme të një artikulli