Pa Fokus Prill | Page 20

Pa Fokus Pa Fokus 7) Shpërndarja Normale: Propabiliteti i shpërndarjes normale, e cila ka një kurbë të ngjashme me një këmbanë (figura), është më e njohura kur merremi me statistikë. Kurba normale përdoret në fizikë, biologji dhe shkenca sociale për të modeluar koncepte të ndryshme. Një nga arsyet se pse kjo kurbë është kaq e pranishme është se ajo shpjegon sjelljen e grupeve të mëdha përmes proçeseve të pavarura. 8) Ekuacioni Valë Ky është një ekuacion diferenciali, ose më mirë të themi një ekuacion që shpjegon sesi një tipar ndryshon me kalimin e kohës, duke patur parasysh kushtet e derivatit të këtij tipari. Ekuacioni i valës shpjegon sjelljen e “valës” – dridhjet e një fije kitareje, gurgullimat në një pellg pasi një gur është hedhur aty, apo drita që përcillet prej ndezjes së një llambë me qymyr. Ekuacioni i valës më parë ishte thjesht një ekucioni me diferencial, por me zhvillimin e teknikave për të zgjidhur këtë ekuacion u hapën dyert për të kuptuar shumë ekuacione të tjera me diferencialë. 10) Navier-Stokes Equations: Ashtu sikurse dhe ekuacioni valë, ky është gjithashtu një ekuacion me diferencialë. Ekuacionet Navier-Stokes shpjegojnë sjelljen e rrjedhave – mënyrën se si uji sillet brenda një ene, lëvizjen e ajrit brenda një krahu avionik, apo tymin që ngrihet nga një cigare. Ndërkohë që përmes këtyre ekuacioneve dhe zgjidhjeve të tyre kemi mundur që me anë të kompjuterave tanë të simulojmë lëvizje me një rrjedhshmëri të mahnitshme, por gjithsesi mbetet si pyetje (një milion dollarëshe) nëse mund të ishte e mundur të ndërtohen po të njëjtat zgjidhje për secilin ekuacion. 9)Transformimi Fourier: Transformimi Fourier është thelbësor për të kuptuar struktura më komplekse valësh, siç mund të jetë ajo e të folurit njerëzor. Përmes regjistrimit të një individi teksa flet, kjo teknikë na jep mundësinë që të çajmë përmes parregullsisë së valëve dhe funksioneve, në një kombinim më të thjeshtë valësh, duke mundësuar kështu dhe analizimin e tyre sakaq. Kjo teknikë, është zemra e përçimit të sinjalit dhe analizimit të tij dhe së fundmi ngjeshjen e të dhënave. 11) Ekuacioni Maxëell: Kjo përfshin një set me katër ekuacione me diferencialë që shpjegon lidhjen që ekziston midis elektricitetit (E) dhe magnetizmit (H). Ekuacionet Maxëell janë ekuacionet klasike, të parat që janë përdorur për të kuptuar elektromagnetizmin, dhe ashtu sikurse ligji i Neëton për lëvizjen dhe ligjin universal të gravitetit, ashtu janë këto ekuacione për ligjet e mekanikës klasike – ato janë themelet e shpjegimeve tona në lidhje me mënyrën se si elektromagnetizmi funksionon në rrafshin e jetës së përditshme. Gjithsesi, do të shohim më vonë që fizika moderne bazohet në shpjegimet e mekanikës kuantike të elektromagnetizmit, dhe është tashmë e qartë që këto ekuacione elegante janë vetëm një përllogaritje që funksionojnë mirë në shkal