Pa Fokus Prill | Page 16

Pa Fokus Pa Fokus Pa Fokus MENDIMI PARAPRIN GJUHĚN apo anasjelltaz...? A është vërtetë se gjuha është vetëm shprehje e jashtme e mendimit? Një problem i rëndësishëm që prek filozofinë e gjuhës dhe filozofinë e mendjes, është që deri në ç’masë gjuha ndikon tek të menduarit dhe e anasjellta. Sipas Nietzsche, realiteti është një fluks, një pafundësi “të bërit”, të zhvilluarit, që është përtej fjalëve dhe gjuhës. Çdo gjuhë është thjeshtë metaforë, e dobishme për ne, por në fund të fundit e shkëputur nga realiteti. Më tej, edhe pse gjuha jonë është vetëm metaforë, këto metafora janë gjithsesi shumë të rëndesishme për dobinë tonë. Ajo na tregon se gjëra të ndryshme ende kanë gjëra të përbashkëta dhe që mund të tregojnë lidhjen e tyre. Pyetja për filozofët është: “A mund të lidhim fjalët me gjërat ekzakte reale që ekzistojnë?” Po citoj Nietzschen në një argument të tijin rreth metaforave që janë thjeshtë sinonime empirike të reales: “Ne nuk kemi asgjë, përvec metaforave - metafora që nuk korrespondojnë në asnjë mënyrë me subjektet origjinale.” Njeriu e ngriti veten mbi kafshët: Njeriu vërtetë mendonte se në gjuhën të cilën posedonte, kishte dituri mbi të gjithë botën. Këtu gabohet. Shpesh dëgjojmë të thuhet se gjuha jo vetëm që është para mendimit, por edhe është e nevojshme për të menduar racionalisht. Kjo duket si një absurditet në dy nivele: Së pari, historikisht, gjuha e folur duhet të ketë lindur në një pikë, qëllimi i së cilës ka qenë të përcjellë një mesazh për një qenie njerëzore tjetër. Logjikisht, mesazhi duhet t’i ketë paraprirë dëshirës për ta përcjellë këtë mesazh, kështu që në këtë mënyrë mund të shihet se mendimi i paraprin historikisht gjuhës. Së dyti, mendimi i paraprin eksperimentalisht gjuhës. Forma e mendimit konkretizohet me fjalë. Vërehet që në një bisedë , mënyra se si përgjigjemi nuk ka ardhur nga asgjëja, por është formuar nga kristalizimi i mendimeve që më parë ishin të paformuara. Disa mendimtarë, si sofisti i lashtë Gorgias, kanë vënë në pikëpyetje nëse gjuha është e aftë të kapë mendimin plotësisht: “... Fjalët kurrë nuk mund të përfaqësojnë plotësisht përceptimet, pasi fjalët janë të ndryshme nga ato dhe përceptimet kapen secili nga një lloj organi, kurse fjalët nga një tjetër. Prandaj, siç perceptimet e syve nuk mund të paraqesin apo të përceptojnë gjë tjetër përveçse shikimin, pamjen, atëhere në mënyrë të ngjashme fjalët nuk mund të japin çdo informacion në lidhje me të gjitha përceptimet sëbashku. Prandaj, nëse diçka ekziston dhe kuptohet në mënyrë empirike nga shqisat, atëherë ajo është e pakomunikueshme me fjalë. Gjuha na kufizon nga perceptimi i gjërave që nuk janë akoma verbale. Linguistët Sapir dhe Ëhorf sugjeruan që gjuha kufizonte shkallën në të cilën anëtarët e një “komuniteti gjuhësor” (thjesht shembull i një grupimi njerëzish) mund të mendonin për subjekte të caktuara. Me fjalë të tjera, gjuha ishte analitikisht para mendimit. E kundërta e pikëpamjes SapirËhorf është nocioni se mendimi (ose, më gjerësisht, përmbajtja mendore) ka përparësi mbi gjuhën. Pikëpamja “mendimi para” ka në argumentiminn e tij, se e folura dhe gjuha e shkruar marrin kuptimin dhe qëllimin e tyre nga një gjuhë e brendshme, e koduar në mendje. Argumenti kryesor në favor të një pikëpamjeje të tillë është se struktura e mendimeve dhe struktura e gjuhës, duket se kanë të përbashkët ka Ʌ