Pa Fokus Prill | Page 10

Filozofitë e mbrapshta Sayyid Qutb – Al Qaeda “të g jithë kanë të drejtë të drejtojnë, të g jithë kanë të drejtë të binden.” Qutb është poeti, mendimtari, studiuesi fetar, filozofi që udhëhoqi “Vëllazërinë Muslimane” për një dekadë në periudhën 19501960 në Egjipt, grup që tashmë është nxjerrë jashtë ligjit egjiptian. “Vëllazëria Muslimane” është themeli mbi të cilin u ngrit një alternativë e sëmurë e fesë muslimane, fondamentalizmi islamik ose ndryshe Islami ekstrem. Punët e tij akademike u fokusuan kryesisht në studimin e fesë islame dhe Kur’anit, pasi ekziston një libër prej 30 vëllimesh, interpretues i librit të Kur’anit. Përveç ideve të reja ekstremiste mbi Islamin, Qutb njihej gjerësisht edhe për kundërshtimin intensiv dhe të vazhdueshëm që ai kishte ndaj kulturës dhe shoqërisë amerikane. Duke patur influencë në kohën që jetoi, ai e përdori këtë si armë për të përhapur idetë e tij antiamerikane duke e vijëzuar shoqërinë amerikane si shoqëri imorale dhe antimuslimane, duke krijuar një stereotip për Amerikën në venden muslimane ku ai ishte i njohur dhe përhapte idetë dhe botimet e tij. Ai pati një ndikim të rëndësishëm në krijimin e grupit terrorist Al Qaeda, e cila si demagogji dhe ideologji të lëvizjes ka kundërshtimin e shoqërisë amerikane në vendet muslimane dhe vendosjen e një filozofie fetare islamike ekstremiste në mbarë botën muslimane. Sayyid Qutb u dënua me varje publike në vitin 1966 pasi u vërtetuan akuzat ndaj tij për komplot për vrasjen e presidentit të atëhershëm egjiptian Gamal Abdel Nasser. Bota është përballur shpesh me tragjedi në masë, me vrasje masive, me diktatorë, me shkelje të drejtash dhe nënshtrime, me denigrim kombesh dhe triumfatorë pa merita. Por çfarë fshihet pas këtyre ngjarjeve që sa trondisnin botën, aq edhe e shtynin atë drejt krijimit të një grupi të drejtash universale, që, sado që ekzistojnë këto të drejta, ka disa shkaqe dhe zanafilla jo edhe aq sporadike që arrijnë t’i shkelin e përdhosin këto të drejta, ngrejnë krye kundër zhvillimit për t’u kthyer mbrapsht e për të krijuar një zanafillë të re ekstreme që nuk ka ekzistuar më parë në asnjë ligj apo libër të shenjtë. Pikërisht pas këtyre arsyeve që shpërfaqin dhimbjen njerëzore në kulmin e saj, fshihen dukshëm filozofi të mbrapshta, ekstreme dhe kundër Filozofisë në vetvete, të cilat kërkojnë gjak dhe shpagim ku armë kryesore kanë shpërfilljen dhe mos respektimin e të drejtave të njeriut, të cilat janë ligjet e shenjta të botës, që me shpikjen e tyre, janë kushtetuta dhe testamenti i çdo epoke, janë objekt përmirësimi i filozofëve të moralshëm. Alfred Ernst Rosenberg – Hitleri (Holokausti) Stalinizmi - Stalini (Holodomori) Rosenberg është konsideruar si nismëtari dhe ideuesi i ideologjisë raciste e cila, nën udhëheqjen e Hitlerit vrau miliona hebrenj në kushte të tmerrshme torture, në një kohë kur të gjitha masat për krijimin e burgjeve të vrasjeve masive dhe internimeve të detyruara ishin të sanksionuara me ligj, parashikoheshin në kushtetutën gjermane. Por si e lejoi këtë masakër populli gjerman? Ishte pikërisht një filozofi e mbrapshtë e cila legjitimoi idetë obsesive të një gjermani si Hitleri, në një atmosferë ku Gjermania sapo kishte dalë e humbur dhe e shpartallaur nga Lufta e Dytë Botërore ekonomikisht dhe me humbje të mëdha në njerëz, ku faji sigurisht ra mbi miliona hebrenjtë që jetonin në Gjermani dhe u panë si shkaku kryesor i krizës gjermane ekonomike pasi ata ishin ekonomistë të zotë dhe gjithmonë fitonin mbi gjermanët. Alfred Ernst Rosenberg ishte një nga figurat më me influencë në partinë naziste, krahu i djathtë i Hitlerit i cili njihet për idetë kryesore të qeverisjes naziste, idenë e degjenerimit të artit modern, gjithashtu dhe idetë rraciste që vranë miliona hebrenj të pafajshëm. Rosenberg u njoh gjithashtu për refuzimin e Kristianizmit, dhe luajti një rol të madh në zhvillimin e Kristianizmit Pozitiv, ku ai synonte ta kthente këtë ideologji në një besim të ri Nazist. Fundi i tij ishte shpagim për ideologjinë e tij shfarosëse. Ai u gjykua dhe dënua me varje për krime kundër njerëzimit pasi u cilësua një kr [Z[