Pa Fokus Nëntor | Page 58

Life of Pi (2012) “Nje i ri i cili i mbijeton një katastrofe detare, bëhet pjesë e një rrugëtimi, aventure dhe zbulimi. I braktisur tanimë mes oqeanit, ai formon një lloj lidhjeje me një tjetër të mbijetuar: një tigër të frikshëm Bengali” F Fitues i çmimeve OSCAR: (1)?mimi i Kinematogradisë, (2) ?mimi për efektet Speciale, (3) Regjia më e mirë, (4) Përshtatja nga libri ilmi bazohet në dy karaktere, emri i të cilëve është përftuar nga po dy mënyra krejt origjinale dhe në të njëjtën kohë komike. Piscine, djaloshi kurioz, emri i të cilit ish rekomanduar nga xhaxhai i tij pasi ky i fundit në një nga rrugëtimet e tij nëpër Evropë, ishte magjepsuar aq shumë prej Piscine Molitor në Paris. Personazhi në vitet e para e vuan shumë këtë arbitraritet ndaj emrit të tij sepse në Indi aty ku dhe zhvillohen ngjarjet, shokët tij, dhe të gjithë të tjerët, e vënë vazhdimisht në lojë duke e lidhur emrin e tij me të urinuarit. Në këto rrethana ai gjen një mënyrë shumë origjinale për të zvetënuar këtë keqkuptim duke u përpjekur të lidhë emrin e tij, duke përftuar vetëm formën më të shkurtër të të gjithë emrit, në shkronjën greke Pi që është po ashtu simbol numerik (3.14). Në të gjithë filmin ai do të quhet që atëherë vetëm Pi. Pasi mbaron etapa mbi emrin e tij, ngjarje të tjera zënë vend në jetën e dy vellezërve, siç është ajo e ardhjes së tigrit të ri nga Bengali në kopshtit zoologjik të babait të tyre. Tigri i cili ishte kapur në mjedisin e tij natyral nga një gjuetar anglez me emrin Richard Parker dhe nga ku pas kësaj kish vendosur ta quante tigrin Thirsty (i etur), ishte nisur prej andej për ta shitur në tregjet e ndryshme. Gjatë kohës kur dërgesa ishte në të ardhur në një nga zyrat postare, emrat e tyre qenë ngatërruar në një farë mënyre dhe në këtë mënyrë tigri tanimë quhej Richard Parker ndërsa gjuetari Thirsty. Ishte kjo rastësi, ishte fat? Duke u rritur, gjithnjë kurioz, Pi nis e krijon një lidhje shumë të ngushtë me besime të shumëllojta dhe mënyre jetese. Kjo do t’i sjellë shumë telashe nga kundërshtitë e vazhdueshme me racionalitetin e të atit por sidoqoftë Pi është i bindur se mbush boshllëkun që ndjen njeriu duke predikuar vetëm një fe, kështu që ai vepron ndryshe, ai udhëhiqet nga një larmi përkushtimi ndaj hinduizmit, krishtërimit dhe islamit në të njëjtën kohë. Besimi i tij vihet në provë gjatë adoleshëncës së tij, në kohën kur i ati detyrohet të shesë cirkun që i përk- iste deri në atë kohë familjes së tyre, aty ai kupton gjithashtu se ka qenë jo më pak i burgosur brenda asaj jete që bënte, nga sa ishin dhe kafshët pas hekurave. Një anije transporti japoneze bëhet përkohësisht mjeti i tyre dhe të gjithë kafshëve të kopshtit zoologjik, që janë nisur për në Kanada, ku presin të ndërtojnë një jetë tjetër të re atje duke shitur kafshët. Por ndodh një shtrëngatë e papritur, - një skenë e këtillë kaq dramatike nuk është vënë kurrë në skenë – Pi duket sikur merr forma të kombinimeve midis Noah, Kruzo, Prospero dhe Job. Vetëm pak milje larg destinacionit më të afërt tokësor, në mes të Mariana Trench, pjesa me thellësinë më të madhe në Paqësor, ai duket si një jetim mbetur vetëm në një varkë nën shoqërinë e një zebre, një hijene, një orangutangu femër dhe sigurisht Richard Parker. Kjo është një aventurë e krahasueshme me një shkallë epike, një histori mbijetese e cila mban para ekranit shikuesin përgjatë gjithë pjesës së dytë të filmit. Nuk i ngjet në asnjë moment një pamjeje paqësore si ajo e një tabloje të Edëard Hicks në shek. e 19, ku luani fle bashkë me qingjin. Kjo i përngjet më shumë një historie Darviniane mbijetese, ku Pi duhet të mësoje të komandojë territorin e tij.