Pa Fokus Nëntor | Page 2

Marin NIKOLLI Alketa HALILAJ Bashkëpunëtorë: Teuta NUNAJ Keti GJIPALI KE PËR Etion Parruca TË TREGUAR Eda Belortaja NJË HISTORI? Shtëpia Botuese e- re vi FACEBOOK gm ai A M DS /A IL Ku cebo fa st ap a fo ku s@ APO NJË POEMË PËR TË THJESHT KE DËSHIRË NDARË? TË SHKRUASH? s foku a m/p o ok.c } l.c om MARIIA Pse Bashkëredaktore: Alketa Halilaj Redaktorë: Kush Pa Fokus në muajin Nëntor ka menduar të afrohet ndryshe tek lexuesit. Jo vetëm me çështje që përbëjnë shqetësime jo fort të dukshme por po marrim dhe një përqasje pak me konstruktiuve dhe po organizohemi t’u afrohemi problemeve ndryshe këtë herë. Uroj që këtë herë do të na përshëndetni për zgjedhjet që kemi bërë sepse në fakt lidhen me shumë nga problemet që ju hasni përditë. Por ne nuk jemi aq të mërzitshëm që vetëm të ankohemi dhe duam t’i shohim gjërat në kontekstin e një zgjidhjeje alternative të problemeve. Ja për shembull, problemin e mjedisit ne do ta trajtojmë në dimensione të tjera, siç mund të jenë qasjet që ofron Allan Savory për mjedisin; ai vetë mendon se nëse duam të shpëtojmë mjedisin duhet më parë të rigjelbërojmë shkretëtirat. Ëndërron! Epo le të themi që të gjithë ëndërrojmë, dhe nga ëndërrimi në realitet na ndan vetëm vullneti ynë për ta bërë diçka të marrë jetë. Një tjetër aspekt dhe një tjetër përqasje nda njërit prej problemeve na e sjellin vullnetarët e përtej barrierave, të cilët me të drejtë bëjnë thirrje të njëpasnjëshme që të ndihemi më aktivë në çdo fushë ku është e nevojshme dhe asnjë nuk harxhon lekë (për shembull, mjedisi) duke ngulmuar se kjo është e vetmja mënyrë se si mund ta bëjmë këtë vend, - e para, që të ndërtohet një mentalitet ndryshe, e dyta që të ecet para në mënyrë që të ndërtohen sa më shumë ëndërra për jetën këtu. Pastaj kemi të gjelbrën përsëri, Keti Gjipali na tregon përsëri se si në fakt riciklimi ndihmon që të bëhemi më të ndërgjegjshëm ndaj dy çështjeve, krijimit (duke rikrijuar art me mbetje të riciklueshme) . Nëntori ka dhe shumë artikuj vërtetë të bukur, por ajo që e bën shumë të veçantë këtë numër është nisma më e fundit për të bërë një studim tërësisht tonin në lidhje më një situate që e kemi vënë re dhe do i mëshojmë gjatë gjithë kohës deri sa ky, si problem, të trajtohet si i tillë dhe si i tillë t’i gjendet dhe një zgjidhje. Është pikërisht problemi me gjimnazistët që tashmë u bëhet përsëri si gjithmonë e njëjta padrejtësi, duke i trajtuar si një numër më shumë në regjistrat e shkollave përkatëse, drejtorive përkatëse apo ministrive. Ne për shtatë muaj pra do të lançojmë këtë studim dhe duam të lajmërojmë jo vetëm angazhimin tonë ndaj mjedisit por dhe ndaj gjithmnazistëve që t’i ndihmojmë ata jo vetëm që të dinë por dhe të zgjedhin midis mundësive që në dukje janë të shumta por që kanë çuar vendin në një kaos ku më shumë se dy e treta e këtyre nxënësve regjistrohen në një universitet që nuk e njohin, apo dhe më tej, bëjnë një punë (e cila në pjesën më të madhe të herëve është Call Center) në të cilën nga lodhja thjesht bëhen skllavë të sistemit dhe nuk kontribuojnë dhe aq në përmirësimin e situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi. Ne do të luftojmë me aq sa kemi. Me këtë revistë! PA F KUS { Kujt REVISTA Festojmë një vit më të Gjelbër ?farë EDITORIAL