Pa Fokus Nëntor | Page 16

Çantë Historie Instrumentët e infromacionit që ndryshuan faqen e historisë së Shqipërisë Albania Pa Fokus në mbështetje të ishte një gazetë periodike që botohej çdo muaj nga Faik Konica, një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare në fillimshekullin e 20të. Pasi u shpërngul në Bruksel, Faik Konica e krijoi këtë gazetë në moshën 22 vjeçare. Albania u publikua për herë të parë në 25 Mars të vitit 1897 në Bruksel dhe vazhdoi të botohej në Londër në vitet 1902-1910 ku viti 1910 do të shënonte mbylljen e saj. Fillimisht u botua në shqip por pastaj u përkthye edhe në frëngjisht meqë gazeta lexohej edhe në Francë. Shumë shpejt pas botimeve të para u bë një nga subjektet më të rëndësishme të shtypit shqiptar. Gazeta dha ndihmën e saj të çmuar për njohjen e kulturës dhe çështjes kombëtare shqiptare për publikun europian dhe gjithashtu vendosi standartet për prozën letrare në dialektin toksë. Rubrikat e Albania varionin që nga çështjet më të rëndësishme si bashkimi kombëtar dhe ruajtja e kufijve e deri tek historia, arkeologjia, ekonomia, gjuha shqipe, feja dhe arti. Kështu, Albania atëherë konsiderohej si një mini-enciklopedi e kulturës shqiptare pasi shumë shkrimtarë të mëdhenj shqiptarë si Gjergj Fishta, Andon Zako Çajupi, Kostandin Kristoforidhi, Thimi Mitko e shumë të tjerë publikonon shkrimet e tyre për herë të parë në faqet e gazetës. Albania shpërndahej në të gjitha vendet evropiane dhe në provincat e Perandorisë së atëhershme Osmane. Kjo revistë është njohur si një nga gazetat më të rëndësishme shqiptare që ka ekzistuar deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.