Pa Fokus Nëntor | Page 12

10 MËNYRAT E RICIKLIMIT TË LIBRIT 1. Dhuroni librat tuaj në bibliotekën e qytetit ku jetoni. Ju do të ndiheni shumë mirë kur librat tuaj të vjetër të lexuar nga ju do të jenë të sigurt në raftet e bibliotekës dhe do t’u shërbejnë qindra të tjerëve 3. Dhuroni librat onlinë në Freecycle. Rrjeti Freecycle, është një faqe shumë e famshme në internet e cila tenton riciklimin dhe ripërdorimin e mallrave të përdorur më parë, ndërsa “Freecycling” nënkupton aktin e dhurimit apo shitjes me çmim të lirë të gjërave të përdorura më parë. Kështu, ju mund të nxirrni në shitje librat tuaj të lexuar tashmë dhe të fitoni para prej tyre. 2. Shiti librat në evente bamirësie. Shitja për bamirësi e librave të lexuar nga ju dhe që nuk ju hyjnë më në punë, mund të ndihmojnë sado pak në përmirësimin e jetës së dikujt tjetër. 4. ReadItSwapIt. Ky është një komunitet virtual në internet që ju mundëson juve t’ia jepni përkohësisht librat tuaj një anëtari tjetër të kësaj faqeje që t’i lexojë, dhe ju të huazoni nga ai lexues një libër të palexuar më parë. 5. Shiti librat në Green Metropolis. Ju mund t’i shisni libat në Green Metropolis, një faqe në Internet e cila dhuron para për bamirësi për çdo libër që shitet në faqen e tyre. 6. Shiti librat në faqet e famshme në internet. Bëj para duke shitur librat e tu në eBay, Amazon ose librari të tjera. “ Shumë nga ne i duan shumë librat dhe në ditët e sotme po bëhet e vështirë blerja e librave të rinj për shkak të kostos së lartë të jetesës. Kur mendoni se nga një pemë e prerë mund të prodhohen vetëm 24 libra duhet t’ju vijë ndër mend vlera e paçmueshme që ka një libër i botuar në letër, sado i përdorur që të jetë. Librat sot mund t’i lexoni edhe në format online, prandaj ne ju japim 10 këshilla se si ju të ruani apo “ricikloni” librat ekzistentë të bibliotekës suaj personale që të përfitoni si ju, ashtu edhe të tjerët. ” 8. Lërini librat tuaj diku. Kjo është një ide e mrekullueshme. Të lësh një libër që e keni lexuar në një restorant, stol apo vend ku shkoni që një lexues i ri ta gjejë atë libër dhe ta lexojë. Ju mund të shkruani diçka të veçantë në faqen e parë për lexuesin e ri që ai të kujtojë aktin tuaj të veçantë. 10. Edukoni të tjerët. Dhuroni librat tuaj nëpër shkolla apo institute arsimore, që nxënësit dhe studentët të marrin dije të reja. 7. Bëhu anëtar në Book Mooch. BookMooch është një faqe në internet që të jep “pikë” për librat që ju dhuroni, pikë me të cilat ju mund të përfitoni një libër të ri. 9. Dhuroni dashuri. Një institucion që kujdeset për grupet në nevojë do t’ju ishte shumë mirënjohës nëse ju do t’ua dhuronit disa libra që pjesëtarët e këtyre grupeve t’i lexojnë, për shembull një spital për pleqtë apo një qendër për të pastrehët.