Pa Fokus Mars | Page 8

eksperiencë për të filluar punë, por nuk ka punë, ku ta fitoj eksperiencën?”. Kjo vjen si pasojë e anullimit të stazheve të punës të ofruara nga universitetet dhe prirjes që kanë marrë institucionet e arsimit të lartë të teorisë përkundrejt praktikës. Universitetet po priren më shumë drejt shkolles së mendimit sesa drejt perkushtimit dhe vënies në pah të rëndësisë së praktikës. Shikojmë konkretisht rastet ku sipas satistikave të nxjerra kompania më e madhe e punësimit në vënd është IDS (Internet Data Service) ndryshe i quajtur Call-Center me numrin e punojësve 3600 për qytetin e Tiranës. Duke pyetur zyrën e Burimeve Njerëzore, konstatuam që 85% e të punësuarve ishin sapo të diplomuar në degët Ekonomiks, Financë, Administrim Biznesi, Juridik, Psikologji, T.I.K, Punë Sociale, Shkenca Politike dhe Shëndet Publik. Këto individë nuk janë duke punuar në fushat e arsimimit që kanë marrë dhe themi që motivimi dhe vetëpërmbushja e tyre është shumë e ulët. Pjesa më e madhe e grupeve shoqërore tek moshat e reja priret drejt depresionit dhe humorit të ulët që mbizoteron pjesën më të madhe të ndërveprimeve shoqërore. Rritja e diplomave në këtë nivel aktual është edhe si pasojë e shtimit të shumtë të universiteteve private të cilat kanë kritere më të ulëta dhe nuk kanë kuota për secilen prej degëve që ofrojnë. Maturantët të cilët nuk kanë arritur të klasifikohen në universitetet shtetërore ose ata të cilet nuk besojnë në eficiencën e këtyre të fundit po frekuentojnë më shumë institucionet private arsimore. Duke pasur ofrues të dyanshëm të arsimit të lartë kemi rritjen e diplomave