Pa Fokus Mars | Page 28

Kevin Breel Rrëfime të një komediani të sëmurë me depresion Për një kohë të gjatë në jetën time, kam ndjerë se po jetoja dy jetë të ndryshme. Ekziston jeta që njohim të gjithë, por ekziston dhe jeta që shoh vetëm unë. Dhe në jetën që shohin të gjithë, unë jam një shok, një bir, vëlla apo komedian. Por nëse do të më pyesnit mua sesi e përshkruaj unë veten time, do të thoja shumicën e atyre gjërave që përmenda më lart. Nuk do të gënjeja por as nuk do isha duke thënë të vërtetën. Në jetën që shoh unë, vetja ime është dikush që lufton intensivisht me depresionin. Kam gjashtë vite që jetoj me këtë gjendje që vazhdon çdo ditë. Për ata që nuk e kanë përjetuar ndonjëherë depresionin, mbase kjo është diçka e çuditshme ta dëgjosh sepse ka shumë keqkonceptim rreth tij. Shumë prej nesh e konceptojnë atë si një gjendje mërzie kur diçka nuk shkon mirë në jetë, kur ndahesh nga e dashura apo kur nuk fiton punën që po prisje. Por kjo quhet mërzi dhe jo depresion. Kjo është diçka natyrale, një emocion natyror njerëzor. Depresion nuk do të thotë të mërzitesh kur diçka në jetë nuk shkon mirë, depresion do të thotë të jesh i mërzitur kur gjithçka në jetën tënde shkon mirë. Ky është depresioni i vërtetë, dhe nga kjo vuaj unë. Askush nuk flet për depresionin por duhet ta bëjmë këtë gjë, sepse në ditët e sotme është një problem masiv. Por ne nuk e shohim këtë gjë në mediat sociale, apo jo? Nuk e shohim në Facebook e as në Twitter. Nuk e shohim në lajme sepse nuk është diçka e lumtur, nuk të bën për të qeshur. Dhe pikërisht për shkak se nuk e shohim, nuk vërejmë vuajtjen që fsheh kjo sëmundje. Por vuajtja dhe serioziteti i këtij fenomeni është ky fakt: në çdo 30 sekonda, diku dikush në botë i merr jetën vetes për shkak të depresionit. Ai njeri mund të jetë dy blloqe larg, dy vende larg teje, dhe kjo ndodh çdo ditë. Dhe ne kemi tendencën që si shoqëri të themi, “E çfarë pastaj? Është problemi i tyre.” Neve na vjen keq por prapëseprapë ne themi, “E çfarë pastaj?” Disa njerëz mund të kenë frikë se dikush nuk do t’i pëlqejë, disa njerëz i kanë frikë peshkaqenët, disa njerëz vdekjen. Por unë, për një kohë të gjatë në jetën time, unë i jam frikësuar vetes. I frikësohesha të vërtetës sime, sinqeritetit tim dhe kjo frikë më ka ndrydhur brenda vetes. Depresioni është luftë, sëmundje që nuk e shëron duke pirë ilaçe dhe pastaj sëmundja të ikë përgjithmonë. Është diçka në të cilën jeton, është dikush që nuk e përzë dot nga jeta jote, është zëri që nuk e injoron dot, është ndjenja nga e cila nuk shpëton dot, dhe pjesa më e frikshme është se pas një farë kohe, ti bëhesh njësh me të. Bëhet diçka normale për ty dhe asaj çfarë i trembesh më shumë nuk është vuajtja brenda teje. Është njolla brenda të tjerëve, është turpi, është fytyra mosaprovuese e një miku, pëshpërimat që dëgjon afër teje kur ti je duke ecur, është komenti që ti je i çmendur. Edhe pse të bën të ndihesh bosh çdo ditë sado që përpiqesh ta mbushësh jetën tënde, ti prapë e fsheh këtë gjë sepse perceptimi i gabuar i shoqërisë për depresionin nuk të lë të shërohesh. Ne jetojmë në shoqëri ku nëse ti thyen krahun, të gjithë vrapojnë drejt teje të të ndihmojnë, por nëse u thua njerëzve që je i sëmurë me depresion, të gjithë n