Pa Fokus Mars | Page 18

(Encouraging Young Entrepreneurs) – ‘Të inkurajojmë Sipërmarrësit e Rinj’, është një program për dhënie fondesh për sipërmarrës të rinj, me aktivitet në Kosovë që në vitin 2012. Për thirrjen për aplikime për dhënie fondesh e shpallur në vitin 2013, programi shpalli sipërmarrësin fitues kompaninë Phronesis Technologies. Kompania synon të zgjidhë sistemin online të pagesave në të gjithë Ballkanin Perëndimor. EYE dha për këtë kompani një fond prej 12.000 €. EYE ka shpallur programin e ri të #Eyeventure14 për dhënie fondesh për këto që ka një ide të veçantë biznesi, ka ndërmend apo zotëron një start-up. Aplikantët mund të jenë nga Kosova dhe Shqipëria (nga Shqipëria vetëm ata që e regjistrojnë biznesin e tyre tek autoritetet kosovare apo kanë mbështetje nga një organizatë bashkë-partnere kosovare). Afati i fundit për aplikim është 12 Maj 2014. Ky program mund të shpallë fituese dhe financojë më shumë se një kompani. Film në Pa Fokus Filmi shqiptar ‘Heroi’ është një projekt serioz filmi që trajton në thellësi dramën me të cilën luftëtarët e UÇK-së u përballen në përditshmërinë e tyre pas përfundimit të luftës. Skenat pasqyrojnë me nota dhimbjeje jetën e qytetarëve të Kosovës gjatë dhe pas luftës, por në veçanti trajtohet jeta e pasluftës e të gjithë atyre shqiptarëve që kontribuuan me gjakun dhe luftën e tyre në çlirimin e vendit. Lufta ka përfunduar. Ushtari i quajtur Shëmb kthehet nga lufta në shtëpi. Shumë njerëz vijnë për ta nderuar dhe falenderuar për sakrificën e tij gjatë shpëtimit të popullatës në lufë. Por, me kalimin e kohës, sakrifica e tij harrohet dhe gjërat fillojnë të ndryshojnë. Ai vazhdon të jetojë në kushte mjaft të vështira jetese, në një tendë e cila është dhuratë nga organizatat humanitare. Ai është i zhgënjyer nga mënyra se si një grup i vogël politikanësh dhe biznismenësh karrieristë i shfrytëzojnë idealet dhe sukseset e tijë gjatë luftës, për të fituar para, pushtet dhe kontroll mbi popullatën. Regjosori dhe skenaristi i talentuar i filmit Jeton Kryeziu shprehet: “Kryepersonazhi i filmit “Heroi” del të jetë vetëm njëri prej idealistëve të një lufte të tmerrshme, të cilin, paslufta e shndërroi në personazhin, tiparet e të cilit, nuk e kishte pandehur se do t’i gjente ndonjëherë tek vetja e tij. Një luftëtar i zhgënjyer. Humbës i paqes. Një bartës i një sindrome të pashërueshme, asaj të luftëtarit, dhimbja e të cilit vazhdon në Ballkan. Ai më kot përballet me realitetin e krijuar duke shpresuar për ditë më të mira. Motoja e EYE për vitin 2014 është: “Ne presim siëprmarrës me kohë të plotë, sepse kjo është e vetmja mënyrë që një si 0