Pa Fokus Maj | Page 8

portret: Elvira DONE Festivali i Librit dhe Arteve Pamore 4. Me mbështetje të Ministrisë së Kulturës u mbajt për herë të parë Festivali i Librit dhe Artit pamor, panair që u mbajt në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë. Festivali u hap në ditën ndërkombëtare të librit më 23 Prill dhe zgjati deri më datë 27 Prill. Ky festival dha dy çmime për artistët pjesëmarrës, çmimin Autori i Vitit në nder të Ardian Klosit dhe çmimi Danish Jukniu për punën më të mirë në artet pamore. Në festival morën pjesë artistë të zhanereve të ndryshëm, shkrimtarë dhe përkthyes, shtëpi botuese dhe vizitorë të shumtë. Përgatiti: ALKETA HALILAJ Kompas Rubrika kompas i dedikohet analizave të cilat janë në formën e reflektimeve akademike për publikun e gjërë. Pa Fokus merr përsipër përzgjedhjen e tyre për t’i ardhur në ndihmë literaturës për një masë lexim-dashës dhe reflektimit filozofik, social dhe ekonomik.