Pa Fokus Maj | Page 72

Një Blogger-e në detaje! Jo më kot këtë rubrikë të re të Pa Fokus e hapim me aureola.me! Është një nga blogjet më interesante që mund të gjesh në hapësirën shqiptare të internetit, të paktën për grupmoshën në të cilën bën pjesë Arjola, vajza që shkruan mendimet e saj dhe i ndan me të tjerët pa patur frikë nga subjektivizmi i të tjerëve, duke treguar se është imune ndaj “tjetrit”, ndaj komplekseve të moshës ku të gjithë 19 vjeçarët duan të duken më të bukurit, më të zgjuarit, duke u munduar të maskohen e jo të shfaqin veten ashtu siç janë, pa menduar se çfarë do të mendojnë të tjerët për ta. Arjola bën të kundërtën e moshatarëve të saj, shfaq veten dhe botën që e rrethon me sinqeritet dhe duke ndarë me lexuesin detaje nga përditshmëria e saj, duke qenë shumë aktive në hapësirën e saj sa private dhe tërësisht publike siç mund të jetë vetëm një blog në internet. Pikërisht për këtë arsye përzgjodhëm blogun aureola.me për një fillim të mbarë dhe pse jo, të ndajmë me ju këshillën e Arjolës: “Dua që njësoj si për mua ky blog të jetë për lexuesin një kënd reflektimi mbi detajet e vogla dhe të bukura të jetës; një nxitje për të marrë më të mirën e ditëve tona.” aureola.me është një blog relativisht i ri; është ndërtuar me nisjen e vitit universitar, Në