Pa Fokus Maj | Page 60

Endri Beqo Ilustrim: Endri Beqo Skenari: Igli Uruçi el ni fo gh re t pre m qu ar be Dëshira ime për Comic Books ka lindur që në fëmijërinë time pasi shikoja vazhdimisht fumeto-t italiane (filma me vizatime të shoqëruara me përshkrime në secilën foto). Kjo ishte një shtysë që unë të frymëzohesha dhe të filloja të krijoja vetë një histori të tillë, si fillim duke kopjuar skenat dhe personazhet që shikoja në televizor. Dëshira e madhe për të bërë filma me ilustrime të tilla ka qenë shtysa kryesore që unë të filloja studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Aty studiova degën e skulpturës dhe e vazhdova skulpturën edhe në Akademinë e Arteve ndërsa për të plotësuar pak veten artistikisht dhe për të qenë më i aftë në realizimin e Comic Books, unë vazhdova studimet Master për Grafikë. Përveç ilustrimeve, një nga pasionet e mia është edhe karikatura. Zakonisht bëj karikatura bazuar në problemet e realitetit tonë në aspekte të ndryshme, si ndikimi i teknologjisë në jetët tona, i rrjeteve sociale dhe shkatërrimi i vazhdueshëm i mjedisit, etj. Një nga projektet me të cilat po merrem aktualisht është projekti “Nightmare”, një fumeto me pesë pjesë (5 Comic Books). e Nightmare Punë të tjera