Pa Fokus Maj | Page 52

j a et m eh 14 20 4- /0 16 Nëse mendon se mund të kontribuosh për shoqërinë në të cilën jeton, kundërshto të vjetrën dhe bëhu si Haveit! M Emancipimi është një kauzë për të cilën vajzat aktrojnë dhe protestojnë në të njëjtën kohë, duke e shtrirë këtë koncept jo vetëm në rrafshin femëror por në gjithë realitetin dhe truallin shoqëror në të cilin ato jetojnë dhe të cilin kundërshtojnë. Politika është tashmë një realitet zhgënjyes, fejafanatizëm dhe dhunë, dashuria-një puthje e dhënë fshehurazi që nuk mund të shfaqet dot në publik {…kush e di se pse}, falsiteti i një grupi pasanikësh të qytetit- një pjatë e hidhur për spektatorët e varfër të lagjes së përbashkët në të cilën jetojnë të gjithë së bashku. FOTO - RAPORT o ap Rr { Terreni që kanë zgjedhur për të performuar është ambienti publik në të cilin nuk kanë nevojë të flasin apo të shoqërohen me banderola që të kuptohet mesazhi i tyre. Ato thërrasin për emancipim dhe kundërshtojnë tabutë e një shoqërie ende në kërkim të një identiteti përfundimtar. Gruaja e shtypur në shoqëri është tema e tyre e preferuar ndërsa nuk harrojnë të reagojnë edhe për probleme sociale që shkaktohen nga padituria e udhëheqjes politike. {… një tregim i shkurtër: Ekziston një kryeqytet në të cilin banorëve u pritet uji ndërsa qeveria ndërton shatërvane në rrugë. Katër vajza afër shatërvanit duke larë rroba si në kohët e lashta. Morali: Qeveria po keq’qeveris… dhe po kundërshtohet nga disa aktiviste.} PA FOKUS