Pa Fokus Maj | Page 48

Gjatë përgjigjeve që japin ato janë të thjeshta dhe qeshin ndërsa kujtojnë sharjet dhe kërcënimet që morën pas publikimit të fotos së tyre provokative. Ishte pikërisht fotoja e shkrepur në sheshin kryesor të Prishtinës me datë 14 Shkurt 2014 ku vajzat i japin puthje në buzë njëra-tjetrës ajo që i shfaqi vajzat për një publik më të gjerë se ai prishtinas apo kosovar. “Shumë e kanë pëlqyer performancën tonë të datës 14 Shkurt por shumë të tjerë kanë adresuar fyerje dhe kërcënime të rënda drejt nesh. Menjëherë pasi u puthëm në shesh dhe publikimit të fotos në rrjetet sociale, kemi marrë kërcënime dhe fyerje, andaj u paraqitëm vetë në rajonin policor që të raportonim këtë ndodhi dhe të kërkonim mbrojtje- rrëfen Haveit.” .................................................. * ......................................... Aktivizmi është arma e tyre për të treguar haptazi veset dhe prapambetjen e kësaj shoqërie në vitet e para të një mijëvjeçari që premton europianizëm dhe shkrirje kufijsh. Grupi Haveit ka krijuar tashmë një identitet të veçantë në kundërshtimin që i bën sistemit të vlerave shoqërore shqiptare, duke i kritikuar ato ashpër me performanca publike të guximshme e të papranuara nga shumica. Gjithçka që filloi me një vdekje tragjike, tashmë ka marrë një rrugëtim të gjatë drejt një kundërshtie të hapur shoqërore e cila kërkon ndryshim nëpërmjet ndërgjegjësimit, e cila bërtet pa fjalë por me veprime. 4 vajzat e grupit janë guximtaret që shumë pak meshkuj shqiptarë do donin t’i kishin motra, që shumë prindër i gjykuan e që shumë femra i vlerësuan pa u ofruar mbështetje reale. Janë femra që vazhdojnë të luftojnë dhunën në familje dhe ndaj gruas pa përdorur dhunën, që alegorizojnë fallsitetet e jetës kulturore shqiptare, që nuk shpresojnë më në zgjidhjet që ofron politika, që refuzojnë gjuhën seksi