Pa Fokus Maj | Page 44

i ju lejon të vendosni në të gjithfarësoj të dhënash. Kështu ndodh edhe me të dhënat. Unë mund t’ju flas mbi lloj-lloj të dhënash. Mund të flasim mbi të dhëna qeveritare, të dhënat e ndërmarrjeve janë vërtet të rëndësishme, ka të dhëna shkencore, ka të dhëna personale, ka të dhëna mbi motin, ka të dhëna mbi veprimtari, ka të dhëna mbi biseda, ka lajme dhe lloj-lloj gjërash. Do të përmend vetëm pak prej tyre që të keni një ide mbi larminë e tyre, që të kuptoni edhe për ç’potencial të bllokuar flitet. Le të fillojmë me të dhënat qeveritare. Barack Obama tha në një fjalim, që ai -- të dhënat e qeverisë amerikane do të mund të sigurohen përmes Internetit në formate të përdorshëm. Dhe shpresoj që do t’i vendosin si të dhëna të lidhura. Kjo është e rëndësishme. Pse është e rëndësishme? Jo thjesht për transparencë, por të dhënat vijnë nga gjithë ministritë qeveritare. Mendoni se sa të dhëna ka mbi mënyrën se si jetohet në Amerikë. Faktikisht janë të dobishme. Kanë vlerë. Mund t’i përdor për shoqërinë time. Fëmijët mund t’i përdorin për detyrat e shtëpisë. Pra po flasim për ta bërë botën të funksionojë më mirë duke i bërë këto të dhëna të aksesueshme. Në fakt po të jeni ju përgjegjësi -- nëse dini ca të dhëna në një ministri, shpesh do të shihni që këta njerëz, priren shumë të mos i japin ato. E përqafoni bazën e të dhënave, nuk doni që t’ju ikë pa bërë një site të hijshëm web për të. Unë do të doja të sugjeroja që më mirë -- po, bëni një site web të bukur, kush jam unë që të them mos bëni site web të hijshëm? Bëni një site web të bukur, por së pari na jepni të dhënat e paprekura, duam të dhënat. Do të përmend edhe pak ide të tjera lidhur me të dhënat. Ja ku jemi në TED, dhe jemi gjithë kohës shumë të ndërgjegjshëm mbi sfidat e mëdha para shoqërisë njerëzore sot -- kurimi i kancerit, njohja e trurit për Alzhajmerin, njohja e ekonomisë për ta bërë disi më të qëndrueshme, të kuptuarit se si funksionon bota. Njerëzit që do t’i zgjidhin këto -- shkencëtarët -- kanë në kokë ide gjysmë të formuara, përpiqen t’i komunikojnë ato përmes web-it. Por shumë nga gjendja e njohjes njerëzore në këtë çast gjendet në baza të dhënash, shpesh brenda kompjuterave të tyre, dhe në fakt, hëpërhë, jo e ndashme me të tjerët. Ju thjesht - hyni në site-in tuaj të lidhjeve shoqërore, në të parapëlqyerin tuaj, dhe thoni, “Ky është shok i imi.” Bing! Marrëdhënie. Të dhëna. Thoni, “Kjo foto është për… tregon këtë person. “ Bing! Edhe kjo është e dhënë. Të dhëna, të dhëna, të dhëna. Çdo herë që bëni diçka në site-in tuaj të lidhjeve shoqërore, site-i i lidhjeve shoqërore i merr të dhënat dhe i përdor - për një qëllim të ri - dhe i përdor për t’ua bërë personave të tjerë qëndrimin në site më interesant. Por, kur shkoni te një tjetër site me të dhëna të lidhura - dhe le të themi që ky tjetri merret me udhëtime, dhe thoni, “Dua ta dërgoj këtë foto te të gjithë presonat e atij grupi,” nuk i kapërceni dot barrierat. Rruga për të shpërthyer hambarët është të kalohet në ndër-veprueshmëri mes siteve të rrjeteve shoqërore. Na duhet ta bëjmë këtë me të dhënat e lidhura. Një lloj i fundit të dhënash mbi të cilat do të flas, ndoshta më ngazëlluesi. Para se të vija këtu, e kërkova vendin në OpenStreetMap. OpenStreetMap është një hartë, por është edhe një Wiki. Zmadhoni këtu dhe ajo gjëja katrore është një teatër -- në të cilin gjendemi tani -- The Terrace Theater. Nuk kishte emër për të. Ndaj mund të kaloja nën mënyrën përpunim, të përzgjidhja teatrin, të shtoja emrin në fund, dhe ta ruaja. Dhe tani nëse shkoni prapë te OpenStreetMap. org, dhe gjeni