Pa Fokus Maj | Page 34

Për këtë muaj kemi zgjedhur dy poezi të shkurtra të shkrimtares Lisiana Demiraj, shkëputur nga libri i saj Xanax, një libër ku është shkruar për një dashuri të humbur, për pasion të pakufi e mungesë arsyeje nga personazhi kryesor, që, i/e zhytur në mërzi, ka humbur sensin e jetës e masën e normales. Poezitë e mëposhtme shprehin dhimbje, lajthitje dhe zhgënjim, pasoja të një pasioni të madh dashurie. Të dyja janë pasqyra e çdo njeriu që ka provuar zhgënjimin në dashuri, janë pellgu në të cilin zhytet çdo i dashuruar. Poezia e muajit Maj 1. Zhgërryer në lotët e mi Mes harrimit dergjur Këndoj braktisjen e gjatë Me kitarën e thyer. Më kujtojnë epokën e dhimbjes Librat në raftet e vjetër Buzëqeshjet mes lodhjes Se vetëm ashtu jetoja. Ti ku je e humbur dashuri? I bukur mëkat, zemre të pabesë. Më kot u ende folesh ëndërrimtare, Se unë dot nuk të strehoja. Harta në mure, glob me pluhur. Oh, rrëmujë, pakuptimësi! Se ty dija si të shijoja. 2. Është lamtumira e kohës që shkon E nuk na kujton më, ajo që harruam. Është klithja e kohës që vjen E nuk na gjen më, ajo që dëgjuam. Është buza e jetës lavire Ajo që puthëm. Është syri i ëndrrës sfilitëse Ai që verbuam. Dhe ndjemë zbrazëtirë, zbrazëtirë të pashoqe, krijesë të vdekur zbrazëtire, zbrazëtirë të ftohtë, pafundësi zbrazëtire. Silueta aktive Aktivitet i ballsamosur Erë formaline. Ndjesi. Pandjesi. Kuptimësi. Pakuptimësi. Arkivol. Lisiana Demiraj a shqktat vajz e e a h nga të p shtë një und të themi d ulita ë Ard esë e k rikë m është pj ave të re (pa f ipta tmja) që ur apo e ve nëpërmjet pikt para et Art tjera. urës Stre po ambiente të jë graffiti t ur a ën saj në m rë që kam bër ë ka qenë pa dor “Hera e spray në ra një kurs marrë Pasi bë dhe kam e pikvitesh. 10 zatimit përpara fillestare të vi urin.” at për hap të eksploroja m zioteratë një fi equr s, nisa h turë h hmë ës pse tas ion, ajo nu