Pa Fokus
33
f
ë
s
h
f
ë
s
h
Shembja
e kishës si
sakrilegj
kulturor
Punoi: Kristi Cunga
Në numrin e kaluar të revistës Pa Fokus
në hapsirën kushtuar kulturës e artit
bashkëkohor, zgjodha të shkruaj rreth
një problemi i cili më prekte disi. Shkrimi
i numrit të shkruar ishte pikërisht një kritikë konstruktive e bashkëpunuese ndaj
nismës së profesor Alban Nimanit për të
shndërruar në hapsirë të artit bashkëkohor kishën ortodokse të “Shën Nikollës”
në Prishtinë. Kritika në tërësi bazohej
në një fakt të mirëqenë e të paraprirë
edhe nga organizatorët e nismës,- kisha
sikurse objekte të tjera jashtë funksionit
duhen rehabilituar, e nuk duhen prishur në asnjë rast. Kështu që idetë tona
kishin origjinë të njejtë, por degëzime
të ndryshme, po në funksion të kulturës.
Gjithashtu nuk mund të le papërmendur
mirëkuptimin e dlirtë të organizatorëve
kur i vura në dijeni të kritikës sime mbi
subjektin.
Por pa kaluar shumë kohë nga ajo ditë,
alternativat që ne sugjeruam u sfumuan
pas prononcimit që Ministri Gashi bëri
për mediat në lidhje me kishën. Para pak
ditësh z.Dardan Gashi,- Ministër i Ambjentit dhe i Planifikimit Hapsinor në Qeverinë Thaçi,- i jep fund polemikave rreth
ekzistencës së kishës e bashkë me to
edhe pretendimeve për rehabilitimin e
kësaj të fundit në hapsirë kulturore. Kisha
duhet prishur pasi është objekt pa leje
dhe duhet trajtuar si e tillë është shprehur z.Gashi për mikrofonat e RTV21. Ministri nuk la pa përmendur edhe ndjeshmërinë që mbart çështja e kishës, por
fakti që objekti është pa leje me sa duket
luan rol primar në axhendën e Ministrit.
Z.Gashi gjithashtu u shpreh se çështja e
kishës ka karakter delikat por megjithatë,
godina duhet trajtuar si çdo objekt tjetër
që është ngritur pa leje.
Duke u nisur nga fjalia e fundit, dallohet
qartë një qendrim kontradiktor i Ministrit.
Ai shprehet i vetdijshëm mbi delikatësinë e çështjes, e si zgjidhje për të shmangur problemet që mund të gjenerohet
zgjedh pikërisht aktin më diversiv,- rrënimin! Trajtimi i kishës si objekt religjioni,sikurse është shprehur edhe në shkrimin
e mëparshëm,- nuk përbën për autorin
e këtyre radhëve problemin thelbësor,
edhe pse për një grup njerëzish (besimtar ose jo, shqiptarë ose jo) mund të ngjalli ndjesi të forta emocionale. Subjekti
i kishës trajtohet i veçuar nga godina e
kishës, rëndësi më së shumti i jepet kësaj
të fundit. Pa dashur të dublimin e asaj
çka është shpalosur në numrin e kaluar,
e shoh të udhës riargumentimin se trajtimi i Kishës së
“Shën Nikollës” si objekt kulti relogjioz është i pavend.
Duke qenë