Pa Fokus Maj | Page 22

Një tjetër perspektivë – Agron Bajraktari dt: 06.05.2014 Në një planet me më shumë se shtatë miliardë njerëz, është normale që shumëllojshmëria e besime, ideve dhe përceptimeve është diçka që gumëzhin më zhurmshëm se bisedat e tjera të përditshme. Vetë natyra kurioze që kemi na shtyn të mëndojmë përtej aftësive tona për të përceptuar gjëra më të mëdha se vetvetja dhe duke pohuar fjalët e Gandit që “ekzistojnë po aq besime sa dhe njerëz” natyrshëm lind pyetja: Ekziston vallë një përspektive e cila është më afër realitetit se të tjerat? “Ka gjëra të njohura që dihen. Pra, ka gjëra që e dimë që i dimë. Pastaj ka gjëra të panjohura që dihen. Kjo është si te thuash, ekzistojnë gjëra që ne e dimë që i nuk i dimë. Por gjithashtu ka dhe të panjohura që nuk dihen. Këto jane gjërat që s’i dimë që nuk i dimë.” Përspektiva për të cilën do të flas është mjaft e lidhur me këto fjalë të Donald Rumsfeld. Sigurisht që ka gjëra që tashmë duhet të jenë njohuri bazë për çdo njeri, si prsh. që toka është e rrumbullakët apo që sillet rreth diellit dhe jo e kundërta. Por nëse kthehemi vetëm dyqind vite me përpara dhe u themi njerëzve këtë njohuri kaq elementare, më shumë mundësi do kishim rrezikuar të digjeshim në turrën e druve. Kjo si pasojë e njohurive të pakëta shkencore të asaj kohe dhe mbi të gjitha të pranimit të indoktrinimit nga besimet fetare të cilat perdorin injorancën e popullit si armë kontrolli, gjë që ndalon zhvillimin e dijes dhe të shkencës. Që njerëzimi të dilte nga ato kohëra të errëta, duheshin individualë të veçantë, të cilët i kishin shpëtuar indoktrinimit dhe kurioziteti i tyre kishte mbetur i paprekur nga mitet fetare. Këta individualë si Kopernikus, Kepler, Galileo e shumë të tjerë kishin një këndvështrim të ndryshëm për realitetin nga të tjerët dhe natyra kurioze tepër e theksuar që i karakterizonte, bashkë me një “spërkatje” gjenialiteti nga nëna natyrë, mundësoi ndryshimin e kursit të historisë së njerëzimit në vetëm disa dekada. Vlen të përmendet dhe një faktor tjetër që shumë herë harrohet në hije, që për mendimin tim është një ndër arsyet kryesore të të gjitha zbulimeve të tyre. Ata nuk kishin frikë nga e panjohura. Ata e dinin që ekzistojnë të panjohura që nuk dihen dhe gjenialiteti i tyre vihet re pikërisht këtu, tek guximi për të dalë kundra dëshirave njeri mund të ketë mbajtur ndonjëherë. Thirrjet e tij për liri, rebelim ndaj autoriteteve dhe himnet për paqen botërorë bëjnë jehonë në çdo rrjet social dhe mjaft herë është konsideruar si fjalimi më me vlerë dhe universal i mbajtur ndonjëherë. E mbaj mend herën e parë që jam takuar me ato pamje vizive dhe auditive dhe çdo herë përcillet me drithërima të njëjta përuljeje dhe nderimi. Por kjo përspektivë, pavarësisht mesazheve të fuqishme që paraqet, nuk është nje risi tek njohuritë dhe ndjesitë e njerëzve. Thirrja për paqe dhe dashuri është një poezi e kënduar që në fillim të njerëzimit dhe përsëri, duke parë gjendjen në të cilën bota ndodhet, duket sikur akoma s’kemi mësuar nga gabimet e së kaluarës. Thonë që një foto flet më shumë se mijëra fjalë dhe disa të tilla me të vertete janë prova absolute e asaj thënieje. “E zbehta pika blu (Pale blue dot)” është një fotografi e planetit Tokë marrë në vitin 1990 nga sonda Voyager 1 nga një distancë rekord prej 6 miliard kilometra larg nga Toka. Në Ekzistojnë mjaft figura humaniste që kanë ndry- kete fotografi, Toka është treguar si një pjesë e një shuar perceptime dhe që kanë krijuar shkrime që pixel (0.12 pixel në madhësi) kundër pafundësisë mund të të lëkundin emocionalisht dhe mendër- së hapësirës. isht. Në këtë mes do veçoja personazhin e Çarli Në librin e tij “E zbehta pikë blu: Një vizion i të Çaplin tek filmi “Diktatori i madh”, ku ai, duke ardhmes së njeriut në hapësirë”, astronomi i famluajtur nën personin e Hitlerit mban një ndër fja- shëm Karl Sagan, shkruan mendimet e tij në një limet më humaniste dhe shpresë-dhënëse që një kuptim më të thellë lidhur me fotografinë: dhe kënaqesive që njeriu përfiton kur mendon që di gjithçka. Është ky guxim për të njohur gjëra që nuk dihen, që u injektua tek gjeneratat e ardhshme të shkencëtarëve dhe inxhinierëve. Ështe po ky ekspozim ndaj këtyre njohurive ajo që më bëri dhe mua të interesohem për gjëra që më parë kam pasur frike t’u futem në thellësi. Bota e dijes dhe e shkencës është tepër e madhe dhe e komplikuar dhe ky është një fakt mjaft frikësues për mjaft vetë, gjë që nganjëherë shërben dhe si një mur që nuk kapërcehet thjesht nga ideja që dija nuk ka fund dhe injoranca është lumturi. Ky për mua është një iluzion dhe një neglizhencë totale për të njohur mjedisin në të cilin jetojmë dhe me tej. Është pikërisht ajo gjëja më tej, e cila më bëri të interesohem për astronominë, kozmologjinë dhe astrofizikën. Interneti është një gjë tepër e fuqishme nëse përdoret në mënyren e duhur dhe njerëzit do habiteshin nëse do zbulonin që ka gjëra të tjera më interesante sesa rrjetet sociale.