Pa Fokus Maj | Page 14

2. Në këtë rast klikojmë schedule disk check për më vonë nëse disku është në përdorim. Programet evojshme • e pan- Shumë kompjutera ruajnë një numër të madh programesh që nuk përdoren. Kjo proçedurë do të lejojë që përdoruesi të heqë këto programe nga Drive Disc/ nëse do të mundohesh ta ç’instalosh një program manualisht, gjithmonë do të mbeten gjëra mënjanë pa u hequr. Për të mos ndodhur kjo gjë, duhet të ndjekim këto hapa: 1. Kliko start –control panel- add /remove programs 2. Në change or remove programs do të njihemi me një listë të programeve të instaluara 3. Që ta ç’instalizosh një program kliko change or remove dhe më pas ndiq të gjitha hapat derisa programi të fshihet me sukses. 4. Më pas shko përsëri në hapin 2 që të bësh uninstall-in e programeve të tjera që kërkon të fshish. 5. Në përfundim mbyll të gjitha faqet dhe bëj Restart kompjuterit. • System restore System restore ndihmon për të rikthyer dosjet e sistemit tënd në një kohë më të hershme. Është një mënyrë e të bërit UNDO ndryshimeve në kompjuterin tënd pa ndikuar në FILE-t personale si emaile, dokumente apo foto. Mund të ndodhë që instalimi i programeve apo i driverave të shkaktojë ndryshime të papritura në kompjuterin tënd gjë që mund të sjellë që Windows të sillet në mënyrë të çuditshme dhe të ngadalshme. Zakonisht, ç’instalimi i tyre mund të rregullojë problemin, por në të kundërt mund të provoni dhe System Restore dhe gjërat të kthehen në kohën kur kompjuteri punonte normalisht. System Restore përdor një tipar që ëuhet System Protection që përdoret për të krijuar dhe ruajtur Restore Points në kompjuter. Këto Restore Points përmbajnë informacione rreth Settings të regjistrimit dhe informacione të tjera të sistemit që Windows përdor. Mund të krijoni dhe manualisht një Restore Points. 1) Si të krijosh një Restore Points? Një Restore Point është një prezantim i një gjendje të ruajtur të Fileve të sistemit të kompjuterit. Restore points janë krijuar automatikisht nga System Restore çdo javë kur System Restore zbulon fillimin e një ndryshimi në kompjuter, kur ti instalon një program apo driver. Krijimi i një Restore Point manualisht: Hapat që ndiqen: 1. Hap sistemin duke klikuar te Start buton, klikim në të djathtën tek Computer dhe më pas te Properties. 2. Në të majtë të panelit kliko tek system protection 3. Kliko system protection tab dhe më pas create a restore 4. Në system protection dialog box të shkruash një përshkrim të datës, orës që do të rikthesh kompjuterin dhe më pas kliko Create.