Pa Fokus Dhjetor | Page 58

konkursi i letërsisë Dhjetor 2013 Pasjetë në një vello qiell (Raviola Beqiraj) 58 U tret një kohë e bukur, madhështore, u riciklua një ndjenjë e pasqyrtë, që lindi në të njëjtën shëtitore, me të njëjtën botë të skalitur tek sytë. Fundi po vdes në krahët e një fillimi, po shtrihet për frymëmarrjen e fundit, që kthetrat nën vdekje të një errësimi, të gjurmojnë dritën e jetës së perëndimit. Por në pasjetën e akullt shuhet një zë, humbet në vorbullën e këngës së natës për të hedhur një vello-qiell nën të, sikur një pikë shiu t’i japë kuptim jetës. Sikur një pikë shiu të bëhet lot gëzimi, nuk do të ketë më rëndësi pasjeta, sikur vetëm në një çast real-ëndërrimi, koha të kthehej në shëtitoren ku mbeta. “Guacka” (Denis Zejnati) Panoramë e bukur por jo në shpirtin tim, Dielli ngroh trupat, për mua perëndim. Sa njerëz të bukur, të bukur e të qeshur, Mes tyre kërkoj Princeshën e heshtur. Nuk ndodhet aty. Përse jo? Oh sa më mungon ëngjëlli, oh sa më mungon ajo. Eci mes njerëzve me hapa vetmie, Për mua ky qytet Panoramë ftohtësie. Zgjat dorën dhe prek Prek un’ asgjën’ , Më risillni shpirtin Më risillni zëmrën. Përse nuk je me mua ? Përse ti princeshë ? I vetëm në të nxehtin verë , Për mua është thjesht një vjeshtë. Në çdo cep kërkoj Syt’ e tu magjistarë, Mes detit kërkoj buzëqeshjen, E më mos të ndihem i vrar’. I kërkoj dhe qiellit të pasqyrojë shikimin tënd, pa ty kjo verë, kjo verë po më çmënd. Që nuk të rrëmbeva tani po pendohem, për të përqafuar tani, jam gati të flijohem. Ky qytet që qesh, të gjithë qeshin, qelizat e mia kërkojnë ty, me ty kërkojn’ të vdesin. Sa larg jemi, sa larg të dy, unë prehem brenda teje, brenda meje buzëqesh ti. Edhe zogjtë sëbashku janë sëbashku në dashuri, verë mizore me mua, nuk ndjehem më i ri. E çfarë jam unë mes të detit?! Një guackë e vetmuar, E cila pret ta marrë ëngjëlli i larguar. Ky qytet që prehet mes turistëve të qeshur, ata shkelin guackën, guackën e vdekur. Po pres pikën e shiut, mbi guackë të bjerë, ta puth e ta rrëmbejë Dhe unë të rilind e qesh si të tjerë. 59