Pa Fokus Dhjetor | Page 48

Në pikën më të lartë të tregut të punës, bankierët Zvicerianë, ndër to dhe emigrantë, nisën të vuanin pesonalisht sajë reputacionin të keq që u krijua gjatë Krizës Globale, për të cilën kontribuan edhe ata vetë. Rreth 100 vite më parë Gjeografia Ekonomike në Europë ishte e dominuar nga Gjermania. Dhe përsëri kushdo që e njeh si disiplinë Gjeografinë Ekonomike dhe literaturën e saj të rekomanduar nuk mund të mos ketë hasur konceptet e njohura të Walter Christallers “Teorisë së Vendit Qëndror.” Kjo teori dhe sot e kësaj dite mbetet një nga më të njohurat. Ajo shpjegon shpërndarjen ideale të qyteteve në bazë të nevojave të njerëzve, shtetit dhe ekonomisë. Sot efiçenca në planifikim kryhet rrallë e më rrallë nga kjo disiplinë. Një temë kryesorë që lidhet drejtpërsëdrejti me këtë disiplinë është pabarazia e trupëzuar thellë në shpinën e kapitalizmit neo-liberal. Tregu i lirë është një shembull që na ndihmon të kuptojmë zinxhirin e vlerave. Në këtë rast vlerat e efikasitetit, barazia dhe solidariteti mobilizohen. Akoma dhe më e rëndësishme është studimi i efektit që kanë kufijtë, rrjedha e ideve apo kornizat rregullatore të përcaktuara nga shtetet e caktuara apo nga rregullatorë ndërkombëtarë siç është në këtë rast WTO. Në vetvete, kjo disiplinë kërkon nga një student vetëm që të kuptojë konceptet ekonomike dhe mënyrën si një ekonomist sheh botën; përshembull, në Zurich, nuk kërkohet prej një studenti që do të ndjekë një master në këtë disiplinë (Gjeografinë Ekonomike) apo të njohë formula të mirëfillta ekonomike. 2: Gjëja më e rëndëishme që një student duhet mbajë mend është se për Gjeografinë Ekonomike aftësia më e domosdoshme që ai/ajo duhet të gëzojë është aftësia për të lexuar dhe shkruar informacion akademik. Pra një student duhet të jetë i aftë që marrë pjesë në diskutime të ndryshme me studentë të tjerë apo në rastin e vendimmarrësve për të kërkuar këshilla. Një gjeograf ekonomie mund të masë, shpjegojë dhe analizojë proçese të përshtatura nga shoqëria civile dhe ekonomia në shkallë rajonale dhe globale. Një student që studion gjeografinë ekonomie 48 mund të dallojë pabarazitë dhe di ti analizojë ato. Në fund të kursit të ndjekur, një student duhet të jetë Iiaftë të kuptojë lidhjen që ekziston midis strukturave që krijojnë punë dhe njerëzve që punojnë në këto struktura, tranzicionin e tregjeve dhe hapësirave lokale të konsumit dhe prodhimit. Një gjeograf ekonomie duhet të jetë i aftë të kuptojë argumentat e ekonomistëve si kufizime dhe kontribut ndaj shoqërisë apo dhe prespektivën e vendimarrësve. 3: Gjeografët janë të vetëdijshëm për aftësitë e tyre, proçeset e përmbledhjes dhe hartës së ndryshimeve, po ashtu dhe nënkuptimeve dhe politikave nën shtrojën ekonomike. Një gjeograf i tillë mëson si të jetë pro apo kundër trendeve neo liberale të tregut. Një gjeograf i tillë ekonomie mund të analizojë perspektivën e një vendi të krahasuar me tregun global por gjithashtu të kuptojë problemet e individëve përsa i përket biznesit. Gjeografët nuk janë ekspertë në marketing, ligj, apo administrim biznesi, planifikim, sociologji apo politikë, por ata kanë një njohuri të gjerë dhe mund të kuptojnë shumë mirë proçese ekonomike në perspektiva të ndryshme. Kjo gjë është shumë e domosdoshme për punën ndërdisiplinore apo kur japim këshillim. Gjeografët Ekonomikë mund të punojnë në çdo agjensi ekonomike, qoftë kjo një firmë globale, një agjensi zhvillimi apo dhe qeveri. Nëse do të mësosh më shumë rreth Gjeografisë Ekonomike, mund të gjesh punime shkencore nga Gjeografi Britanik David Harvey, Doreen Massey apo dhe Jane Wills, të tre këta shumë të dobishëm. Gjithashtu autorë që nuk janë gjeografë nga profesioni, por që përsëri mund t’ju hyjnë shumë mirë në punë janë, (*psh) Saskia Sassen, Joseph E. Stiglitz, Nancy Fraser, Michael Faucault dhe Anthony Giddens. 49