Pa Fokus Dhjetor | Page 40

Mos u mbyt me një pikë ujë! zgjidh i jëpk my ub o ms Cfarë është Youth to Business? AIESEC Albania, në përputhje me programin e saj dhe në ndjekje të linjës së AIESEC International, do të zhvillojë eventin “Youth to Business Forum (Y2B)” . Eventi “Y2B” është një event unik që zhvillohet në të gjithë botën dhe ka si objektiv realizimin e trajnimeve dhe workshop-eve nga kompani lider në tregun vendas dhe të huaj tek studentë të përzgjedhur me kujdes sipas profilit të eventit. Ky forum do të mbahet me datë 21 Nëntor dhe synon të bashkojë në godinën Liria 200 studentë. Në fokus të tij sipas platformës kombëtare të AIESEC dhe në respekt të javës së sipërmarrjes, do të zhvillohen trajnimet dhe workshop-et mbi tematikat e lidershipit, inovacionit dhe sipërmarrjes. Duke konsideruar gjithmonë të rëndësishme përgatitjen e studentëve me sfidat gjithmonë në ndryshim të tregut të punës, organizata AIESEC nëpërmjet eventit të saj më të rëndësishëm Y2B , synon të informojë , gjenerojë dhe komunikojë nëpërmjet bizneseve partnere dhe të ftuar, ide dhe projekte dinamike të vetë kompanive tek të rinjtë pjesëmarrës . Në axhendën e forumit Y2B më konkretisht mbahen trajnime ndërkohë përtej trajnimeve nga kompanite e ftuara, parashikohet edhe një hapësirë ku vetë studentët do të prezantojnë një workshop mbi tematikën e inovacionit / lidershipit. Duke patur besim në vlerësimin e rëndësisë së këtij eventi për studentët, kërkojmë mbështetjen nga ana juaj për të informuar të rinjtë ose organizatat jofitimprurese ku mund të shpjegojmë rëndësinë e tyre si dhe të këtij forumi që do zhvillojmë. mn te Ju faleminderit, Xheni Peza Eugena Topin Local Committee Vice President of Communication University of Tirana. 40 41