Pa Fokus Dhjetor | Page 32

LGJIKA E B KS BRU ELI Gjëra që nuk gjenden në një guidë turistike për Brukselin. 32 Për njerëzit që jetojnë në kryeqytetin e vendit tonë, ajo çka mund t’u bëjë përshtypje në kryeqytetin e Belgjikës është ngjyra gri. Shpesh herë edhe mjegulla që jo rrallë mbulon qytetin e thekson më shumë ngjyrën e zymtë të qytetit. I gjithë qyteti ka një hije gri, ndërtesat janë gri, ndryshe nga pallatet shumëngjyrëshe që jemi mësuar të shohim në Tiranë. Kujdes! Dyqanet në Bruksel hapen rreth orës 9-10 dhe mbyllen rreth orës 6 pasdite, që, duke marrë parasysh faktin se atje erresohet shumë vonë, orari i mbylljes mund t’u duket tej mase herët. Kështu që nëse keni vendosur të bëni një shëtitje në qytet pasdite, mundohuni të mos tundoheni nga vitrinat e dyqaneve sepse nuk do mund te blini asgjë...të paktën deri në mëngjesin e ditës tjetër. Nëse futeni nëpër lokale të mira e luksoze, kushtojini vëmendje faturës. Ka gjasa që aty të shkruhet se porosia juaj është e vlefshme vetëm për një orë kështu që pas një ore qëndrimi duhet të porosisni përsëri ose të largoheni. Dihet që studentët kudo që udhëtojnë kanë çmime speciale biletash. Në Bruksel çmimet e biletave për vizitimin e muzeve janë shumë të lira në krahasim me vende të tjera të Evropës, rreth 75% më lirë se çmimi i tyre normal. Trafiku është një dukuri e panjohur për qytetin e Brukselit, parë nga këndvështrimi i dikujt që jeton në Tiranë. Dendësia e makinave është shumë e ulët edhe pse si këtu, edhe atje është pak problem parkimi, por jo për shkak të dendurisë por si pasojë e zbatimit pothuajse gjithmonë të rregullave. 33