Pa Fokus Dhjetor | Page 24

Si të jetojmë më gjelbër? Qëndrueshmëria e gjelbër është kapaciteti për të rezistuar. Në ekologji ky term përdoret për të përshkruar sesi sisteme biologjike qëndrojnë të ndryshueshme dhe produktive me kalimin e kohës. Pyjet dhe kullotat jetëgjata janë shembuj të sistemeve biologjike që paraqiten të qëndrueshme. Për njerëzit, qëndrueshmëria është potenciali për mirëmbajtjen në terma afatgjatë të mirëqenies, e cila ka dimensione ekologjike, ekonomike, politike dhe kulturore. Qëndrueshmëria kërkon pajtimin e drejtësisë sociale, asaj mjedisore dhe kërkesave ekonomike – të njohura ndryshe si tre shtyllat e përshtatshmërisë. Mjediset dhe ekosistemet e shëndetshme janë të nevojshme për mbijetesën e florës, njerëzve dhe organizmave të tjerë që popullojnë tokën. Qëndrueshmëria është aftësia për të mbajtur një status apo proçes të caktuar në sistemet ekzistuese të tokës. Përdorimi më i shpeshtë i këtij termi lidhet me sistemet biologjike dhe njerëzore në kontekstin e ekologjisë. I tërë koncepti i qëndrueshmërisë mjedisore përfshin mbajtjen e një balance midis kapacitetit të natyrës për t’u rigjeneruar dhe ndikimit që çdo individ ka mbi Tokën. 24 Ky ndikim i çdo njeriu mbi tokë, njihet me termin “gjurmë”. Gjurmët janë dy llojesh: karbonike dhe ekologjike. Gjurmët karbonike tregojnë se sa shumë gaz emetohet nga qeniet njerëzore ndërsa gjurmët ekologjike bazohen në faktin se sa resurse natyrore konsumojnë njerëzit, më së shumti në termat e ujit dhe ushqimit. Sot, të reduktosh gjurmët e tua karbonike dhe ato ekologjike do të thotë të jetosh gjelbër. Të jetosh gjelbër do të thotë edhe të bësh një stil të caktuar jetese që lufton dhe “lobon” për qëndrueshmërinë e gjelbër. Të jetosh gjelbër do të thotë edhe të bësh një stil të caktuar jetese që lufton dhe “lobon” për qëndrueshmërinë e gjelbër. Nënkupton përpjekje të mëdha për reduktimin e masës së burimeve natyrore që përdorim ne me qëllim ruajtjen e tyre në mënyrë që mjedisi me kapacitetin e tij natyror të rigjenerohet dhe të mirëmbajë veten ashtu siç e ka të nevojshme. Strategji “e gjelbër” Nga 100 entitetet më të mëdha ekonomike që ka bota, 63 prej tyre janë kompani e të tjerat ekonomi vendesh të zhvilluara. Fuqia e madhe e tyre krijon pritshmëri të mëdha pasi shoqëria gjithnjë e më shumë i sheh këto biznese të mëdha globale si të vetmet institucione mjaftushëm të afta që të përballen me sfidat me të cilat haset planeti ynë. Por për fat të keq, mënyra e cekët e të mendurit në strategjitë e këtyre bizneseve sot është shumë e dukshme. Por ato po ndërgjegjësohen se të mbijetosh në një botë që të sfidon në çdo hap, në një botë që çdo ditë e më shumë të ofron shumë konkurencë e pak hapësira në treg, kompanitë duhet të zhvillojnë strategji për një ekonomi të gjelbër. Qëndrueshmëria bie ndesh me ekonominë nëpërmjet pasojave sociale dhe mjedisore të aktivitetit ekonomik. Qëndrueshmëria (sustainability) si koncept nuk nënkupton patjetër “të gjelbrën” sepse është një koncept që shtrihet në shumë dimensione të jetës sot, dimensione që përfshijnë aspekte sociale, ekonomike, kulturore, dhe natyrore. Deri në vitët 1980, liderët e bizneseve të mëdha e konceptonin termin “qëndrueshmëri” si shprehje e aftësisë së një kompanie për të rritur fitimet në mënyrë të qëndrueshme. Ky term gjeti një përdorim të gjerë përsa përsa i përket kuptimit të tij të vërtetë në vitin 1987, pasi u përdor në një raport të paraqitur në Kombet e Bashkuara nga ish kryeministri i Norvegjisë Gro Harlem Brundtland, i cili e cilësonte zhvillimin e qëndrueshëm si “ballafaqimi i nevojave të së tashmes pa bërë kompromis me aftësinë e brezave të ardhshëm të cilët do të përballen me nevojat e tyre”. E imagjinuar dhe e implementuar plotësisht, qëndrueshmëria është një strategji që nënkupton kufizim shfrytëzimi të mjeteve. 25