Pa Fokus Dhjetor | Page 22

Jetoni Gjelbër, të shpëtojmë Tokën 22 Shoqëria e planetit ku jetojmë duhet të bëjë përpjekje të mëdha në mënyrë që të jetojë “gjelbër”. Por çfarë do të thotë të jetosh “gjelbër” dhe pse? Të përpiqesh të jetosh gjelbër do të thotë të riorganizosh kushtet e jetesës në qytete ”të gjelbra” dhe eko-fshatra. Sektorët ekonomikë duhet gjithashtu të ri vlerësohen që të promovojnë dhe shfaqin industri më të përshtatshme për ruatjen e mjedisit. Bota e gjelbër duhet të promovohet në vendin e punës ku strukturat, proçeset dhe praktikat e punës të përdoren në mënyrë efikase për këtë tendencë dhe nevojë të re. Edhe shkenca duhet të kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e “teknologjive të gjelbra” ashtu edhe të alternativave për resurse jo të rinovueshme. Teknologjia e gjelbër nënkupton që proçeset dhe puna e teknologjisë sot të reduktojë në masë sa më të madhe ndotjen që vjen prej saj dhe të riciklojë burimet që ato të ripërdoren nga njerëzimi sot. Në pamje të parë duket se përpjekjet për një jetë të gjelbër janë të pamjaftueshme vetëm nga një person apo kompani por nëse secili prej nesh kontribuon sado pak (sepse ne i kemi shumë borxhe tokës dhe brezave të ardhshëm), ne do ta vëmë re ndryshimin në shumë pak kohë. Të gjithë ne që jetojmë në Tokë, e shijojmë dhe shfrytëzojmë bukurinë e saj. Planeti na ofron gjithçka që të mbijetojmë por shumë pak nga ne i kthejmë diçka mbrapsht që edhe planeti të mund të mbijetojë. Kjo pasi shumë mendojnë se meqë natyra mund të rigjenerojë veten, burimet e saj të cilat i (sh)përdorojmë, nuk do të mbarohen kurrë. E vërteta është se ne konsumojmë dhe shkatërrojmë natyrën më shpejt se sa ka aftësi natyra për të rigjenerur veten. Ne duhet të zvogëlojmë ritmin tonë në mënyrë që toka të marrë veten dhe të fillojë të rigjenerohet shëndetshëm. Toka ka pësuar ndryshime drastike vetëm për pak dekada si pasojë e mbipopullimit dhe tejpërdorimit të burimeve natyrore dhe lajmi i keq është që ky ndryshim po vazhdon në mënyrë të shpejtë. Kjo duket në efektet shumë të dukshme të ngrohjes globale dhe n? ?[?[???H0???[ZH0???[p???\?[Y]?H?]\??K?????B??H?Z??[?p??0???]?p???[????? ?[p???Z???H?????Z??0???]0????Hp???H???[H?? ??????