Pa Fokus Dhjetor | Page 18

e Dij Kulturë .\\.\.\\ IP..’’? Open cc “Sepse dija është pushtet...” Akses TECH 18 Deri para pak vitesh, blerja e mallrave nëpërmjet internetit ishte e paimagjinueshme. Me krijimin e portaleve Amazon apo eBay, gjithçka u bë më e thjeshtë; në to mund të gjesh gjithçka, nga sendet personale, veshjet e deri te librat. Pikërisht për këta të fundit, në vendin tonë ka menduar botimeshqip.com. E krijuar prej një viti, botimeshqip.com konkurron bindshëm në tregun online të librave. Në bashkëpunim me pjesën më të madhe të shtëpive botuese në vend, në botimeshqip.com gjenden mbi 8 mijë tituj librash. Mjafton një klik dhe libri ju vjen në shtëpi në kohë rekord dhe pa asnjë kosto shtesë. Platforma është ndërtuar në një mënyrë të tillë që e bën të lehtë për t’u përdorur, me ndarje të librave në kategori dhe zhanre, si dhe me një hapësirë të posaçme për një numër të madh librash të përdorur, disa prej të cilëve datojnë që në fillim të shekullit të kaluar. Një vend të posaçëm zënë edhe tekstet shkollore të të gjitha niveleve arsimore. Gjithashtu, në këtë faqe, lexuesit kanë mundësi të njihen me informacionet më të fundit nga fusha e botimeve, si dhe mund të marrin rekomandime mbi tituj të rinj e të vlerësuar nga kritika. Sa i përket transportit, botimeshqip.com bashkëpunon me Postën Shqiptare. Për të gjitha dërgesat brenda territorit t Shqipërisë, në ndryshim nga të gjithë portalet e tjerë, transporti është falas. Në rastin e porosive nga Shqipëria, pagesa e librave mund t’i bëhet postierit në momentin që ju sjell librat në adresën tuaj dhe për këtë shërbim ju nuk paguani asnjë kosto shtesë. Ndërsa për porositë nga e gjithë bota, ju mund të paguani nëpërmjet PayPal, që është mënyra më e sigurt për blerje online. Botimeshqip.com ju kursen kohë dhe e sjell librin në shtëpinë tuaj. 19